Erion Braçe: Votoj Reformë për decentralizim masiv të pushtetit…
Nga Erion Braçe-
NGA DJE NË SOT, FYERJA MË E MADHE:
ÇFARË DO, ÇFARË KËRKON AI?
Fyerje e madhe, sepse në 30 vite duhet të kishin mësuar që unë as bëj pazar dhe as jam në pazar!
Çfarë kërkoj unë?
Asgjë tjetër, veç asaj që ndava në grupin e deputetëve SOCIALISTË dhe dje me publikun.
Filmin e vitit 2014 — vizatimin e një harte dhe premtimin e pambajtur për decentralizim masiv dhe autonomi vendore, financiare, si përmbajtje — REFUZOJ TA SHOH PËRSËRI!
Një reformë të plotë, të qartë, të fortë, modernizuese e që transferon masivisht dhe në mënyrë të ekuilibruar pushtet, kompetenca, funksione, buxhete, tatime e taksa nga qeveria qendrore tek ajo vendore e deri te njësia më e vogël shërbyese në territor, me qëllim MIREQEVERISJEN në këtë nivel të pushtetit dhe me produkt të prekshëm si pjesë e mirëqenies së njerëzve. Këtë kërkoj!
Çdo gjë tjetër, për më tepër një vizatim harte që do të jetë i përkohshëm, i paqëndrueshëm dhe i pamjaftueshëm, NUK U BËN MIRË NJERËZVE!
Dhe më duhet të kujtoj që ky nuk është qëndrim i sotëm, por që prej janarit 2024, i prezantuar publikisht në #DIVJAKË.
Për cilindo që harron, ka dëshmitarë në #DIVJAKË.

