Erion Kristo “sfidon” Ramën, futet në Liqenin Artificial me dhjetëra persona

Pasditen e sotme në parkun e Liqenit Artificial kanë shkuar një grup qytetarësh për të protestuar kundër masave të qeverisë për të mos lejuar futjen e njerëzve në ambientet e tij dhe shprehur mosbindjen për këtë vendim. Thirrja u bë fillimisht nga aktivisti Erion Kristo dhe u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale.

“Rama po kërkon mandatin e katërt o, i treti iku, ai do të katërtin. I shoqëruar nga ministri i përbrendshëm dhe ai i përjashtmi që është ai i BE-së, në një gjysmë metri nga njëri-tjetri, po për këta nuk është Covidi? Pse të kapka Covidi këtu?

Le që në këtë orë ai po fle gjumë. Më cito një rregull, nëse e kam parë gabim, e kam parë në urdhrin e firmosur nga ministrja, nuk është shkruar se ndalohet të dilet tek liqeni. Cili është krimi që kam bërë, doja ajër, ç’të bëja unë i ziu”, tha Kristo.

SHKARKO APP