Erion Veliaj fton në debat kundershtarin Halim Kosovën

 

Erjon Veliaj ka hedhur dorashkën e debatit ndaj kryetarit aktual të bashkisë Tiranë, Lulzim Basha ose demokratit Halim Kosova që pretendon ta pasojë.

Veliaj: “ Por unë kam kërkuar, kam tre ditë që e kërkoj të bëjmë një debat, dikush duhet të mbajë llogari për këtë. Të vijë Dr. Halimi me gjithë respektin që kam, por të vijë dhe të bëjmë një debat. Unë ju thashë çfarë mendoj, por pyetja është çfarë mendon ai? Jashtë laboratorit të filmave që prodhon kaseta për televizionet një ditë me vonesë, mirë është ta dimë këtu dalvivo çfarë mendon ai? Ok nuk do të vijë Dr. Halimi, le të vijë Luli dhe të thotë këta janë 126 veta, me çfarë merren? A i ushqen fëmijët e tij ai po në këtë qytet, a i prek këmba baltë në këtë qytet? Nëse nuk pranon Doktori të vijë në debat ky tjetri, ka frikë Luli, të vijë Saliu. Rri tërë ditën në fb plaku 72-vjeç, të vijë të bëjë debat”.

Sfidën Veliaj e lëshoi gjatë një takimi me banorët e njësisë numër 3 në Tiranë, nga ku akuzoi Bashën se me justifikimin e bllokimit nga qeveria qëndrore nuk ka bërë asnjë për kryeqytetin.

Veliaj: “ Thonë që nuk i bëjmë dot këto rrugët se nuk na lë Edi Rama dhe unë u bëra kurioz dhe thashë të shikoj njëherë sa e kanë buxhetin. Vajta mora dokumentat e buxhetit. Buxheti i menaxhimit të rrugëve dhe transportit publik jo kur ishte kryeministër Edi Rama kur ishte kryeministër Saliu i Lulit ishte 17 miliard lekë. E di sa para ka harxhuar? 9 miliard lekë. Do të thotë se ka harxhuar vetëm 54% të buxhetit. Çfarë do të thotë kjo? Kur ti nuk harxhon dot as paratë që ke në kohën e Saliut ku nuk të bllokonte asnjeri, do të thotë që vetë je i paaftë dhe qyteti është i pafat që të ka ty kryetar Bashkie. Kjo është e vetmja llogari”.

Më parë Veliaj gjatë një takimi me sportistët akuzoi Bashkinë e Tiranës se ka përdorur fondet për sportin për të vlerë vota e për të bërë fushatë.

Siç tashmë është kthyer në traditë, Bashkia e Tiranës shtroi dy pyetje për Erjon Veliaj: Sa lekë kurseu mamaja këto 2 vjet që ishte Ministër? Dhe sa lekë kushtoi jastëku i Griseldës?

SHKARKO APP