Erion Veliaj kërkon lirinë, depoziton kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar kërkesë për zëvëndësim të masës së sigurisë në GJKKO. Gjyqtarja që do shqyrtojë kërkesën e Veliajt është Etleva Deda. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i arrestuar që në 8 shkurt 2025. SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
KOHA JONË SONDAZH

