Erion Veliaj: Në kodrat e Liqenit do të vendosim një shenjtore të Nënë Terezës

“Në muajin Tetor, kur përkujtojmë 19 vjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës, mbollëm 25 fidanë nga farat e bredhit që vetë Shenjtorja mbolli në Shkup në vitin 1980.
Së shpejti, në kodrat e Liqenit do të vendosim edhe një shenjtore të Nënë Terezës, si një vend reflektimi dhe lutjeje, qetësie e paqeje.
Faleminderit Skënder Hasanit dhe Institutit të Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup, që e bëtë Tiranën pjesë të kësaj nisme të bukur”-shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj.

SHKARKO APP