Kryebashkiaku Erion Veliaj-Njeriu i mbjedhjes së pemëve në Tiranë
Erion Veliaj po ndryshon Tiranën si vend të jetueshëm, të vizitueshëm, por edhe si kulturë jetese e pune në komunitet. Natyrisht që nuk mungon edhe përkrahja qeveritare qendrore për Bashkinë e Tiranës, por nuk mjafton vetëm ajo, nëse nuk ke fantazi e përkushtim personal.
Erion Veliaj përveç punëve në infrastrukturën e bashkisë, ka ndërmarrë një aksion bashkiak, por edhe qytetar e vullnetar, për ta gjelbëruar Tiranën. Krahas punëve të tjera të ditës, të cilat i ka një bashki e madhe që ka gjysmën e popullsisë së Shqipërisë si administrim, Erion Veliaj përditë vazhdon aksionin e mbjelljes se pemëve. Një ditë bën lajm një qytetar të thjeshtë i cili mbjellë një pemë, ditën tjetër një aktor, tjetrën një polic, më pas artist, futbollist, politikan, ambasador, prapë një qytetar; kushdo që don të jetojë në Tiranë e bën pjesë të një kulture të re qytetare si dhe në krijimin e një ansambli bashkëqytetar në një mjedis të gjelbërt.
Kjo kulturë e Tiranës në lidhje me gjelbërimin ka sjellë që edhe ministrat e kabinetit si dhe bashkitë e tjera në Republikë, të turren në mbjedhjen e pemëve.