Erion Veliaj, njeriu që shkriu LSI në Tiranë
Kryebashkiaku Veliaj bëri një fushatë të zgjuar në Bashkinë e Tiranës. Mobilizoi njerëz, rini dhe kryesisht sakatoi LSI, e cila mburrej se kishte rininë me vete në kryeqytet.
Nga ana e saj Monika Kryemadhi duke besuar në kandidatët e Tiranës e spostoi fushatën krejtësisht në bashkitë e tjera të Shqipërisë. Realisht Kryemadhi punoi me pasion dhe pa pushim për votat në bashkitë e tjera ndonëse ishte PD që punoi kundër saj bashkë me PS, një lloj “koalicioni” dinak si në vitin 2017.
Por LSI në Tiranë synonte diku te 10 apo 11 deputetë e këtu ishte e vështirë vjedhja apo blerja e votave si në bashkitë e tjera. Por Erion Veliaj i betuar në hakmarrje ndaj LSI, me të cilën kishte bërë kompromise të hapura dhe të fshehta, dikur, filloi ofensivën kryesisht kundër LSI.
Dhe ia arriti, e nxori këtë forcë politike me vetëm dy deputetë!
As që mendohej se deklaratat e Erion Veliajt para 25 prillit se “do ta shkrij LSI në Tiranë”, por për dreq e realizoi skemën e tij. Dhe sepse Ilir Meta punoi, pa dashje si antiLSI, me daljet e tij.
Nëse Meta nuk dilte në fushatë siç doli, LSI do të kishte marrë se paku nga një deputet për çdo Qark e në Tiranë mbi 5 deputetë.
Erion Veliaj dhe Ilir Meta janë shkaktarët e masakrës ndaj LSI.