Erion Veliaj takon Max Schmidt, një përkrahës i zjarrtë i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe kryebashkiakun e Bremenit
Aktualitet Kryesore E Diel, 17 Korrik 2022 20:21
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Gjermani për një vizitë të shkurtër. Ai pas takimit në Hanover, shkruan: “Faleminderit për mikpritjenmiku im, Max Schmidt – anëtar i Landtagut të Hanoverit dhe një evropian i palëkundur!
Qëndrimi i tij është i qartë:BE-ja do të jetë e plotë vetëm me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit”.
Takimin e fundit në Gjermani kryebashkiaku tiranas e ka zhvilluar në Bremen. Pas takimit Veliaj shkruan në facebook: “Ndalesa e fundit e kësaj fundjave ishte në Bremen, në takimin me kryebashkiakun progresiv, Andreas Bovenschulte, me të cilin bisedova për zhvillimin e qyteteve dhe politikat rinore.
Shumë faleminderit për mikpritjen!”– përfundon kryebashkiaku tiranas, që do të rikandidoj përsëri në zgjedhjet vendore 2023.