Erion Veliaj:Nëse zgjidhem kryetar do të bllokoj ndërtimet që prishin gjelberimin

 

Erion Veliaj do të vendosë moratorium të ndërtimit në Tiranë nëse pas 21 qershorit do të zgjidhet kryetar i bashkisë.  Kandidati i majtë për bashkinë e kryeqytetit e paralajmëroi këtë masë ekstreme në bashkëpunim me qeverinë qendrore si mundësinë e vetme për të shpëtuar gjelbërimin në Tiranë.

Erion Veliaj: Premtimi im është që ne të kemi bashkë me qeverinë një moratorium të ndërtimeve, të ndërpresim ndërtimet ashtu si qeveria ka vendosur dhe të sigurohemi që fillimisht të shpëtojmë të gjitha hapësirat publike për parqe.

Duke bashkëbiseduar me familjarë dhe çifte të reja në parkun Rinia, Veliaj premtoi zgjidhje të menjëhershem të banesave sociale.

Erion Veliaj: Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak në të shpërndajmë banesat sociale.

Veliaj sulmoi fushatën e rivalit Halim Kosova, ndërsa përsëriti thirrjen për debat me atë ose Bashën. Ftesë të cilën PD e konsideroi demagogji për të fshehur dështimin e tij.

Erion Veliaj: Meqë rivali tjetër është një doktor fëmijësh, sjell në jetë fëmijët do të doja ta ftoja në një debat edhe për fëmijët. Fëmija nuk ka nevojë vetëm të lindë, por edhe të rritet. Ndaj dua ta ftoj kolegun dhe ti them: Dakord, fëmijët lindin po nuk garojmë për drejtor maternitetit, po për ajrin që thithim, për plehrat, për ujin e pijshëm, për ushqimet që hamë në treg.

 

SHKARKO APP