Erisa Xhixho: Nga 2016 e deri sot, qeveria ka bërë vetëm hapa pas për integrimin. Ku bie kauza e PS me hetimin ndaj Presidentit!
Në një intervistë për Gazetën Standard, nenkryetarja e LSI Erisa Xhixho komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, ku foli lidhur me 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman dhe procesin e integrimit në tërësi. Po ashtu, Xhixho foli edhe mbi komisionin hetimor ndaj Presidentit Meta dhe opinionit paraprak të Venecias, ku nënvizoi se: “ky draft shpreh qartë se Presidenti i Republikës nuk ka shkelur në asnjë nen te saj kushtetuen e Shqipërisë”. Ndërkaq nenkryetarja e LSI analizon edhe ecurinë e reformës në drejtësi ku shpreh një sërë kritikash për procesin duke theksuar se mungesa e shumë institucioneve si Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Larte,Insoektorit te Larte te Drejtedise, SPAK , BKH e kanë kthyer sistemin në kaos , te kapur nga maxhoranca ,te pakontrollueshem dhe qe nuk i sherben aspak qytetareve ne zhvillimin e procesit te rregullt ligjor . Një tjetër çështje e trajtuar në intervistë ëshë edhe ajo lidhur me votimet e 30 Qershorit, për të cilat Xhixho vë theksin tek gjetjet e problematikave të rënda nga raporti i ODIHR.
Intervistoi :Albina Elezi
1-Parlamenti gjerman votoi pro me 26 shtator për çeljen e negociatave ku Shqipërisë i vendosi 9 kushte te cilat duhej t’i zbatonte që me pas të nisin bisedimet ndërkohë që Maqedonisë së Veriut iu dha drita jeshile pa asnjë kusht. Sipas mendimit tuaj, pse u penalizua Shqipëria me kushte, madje me dy shtesë nga muaj më parë?
Së pari rezoluta e bundestagut gjerman ka 2 momente, ka një “po” për hapjen e negociatave për Shqiptarët për të mos shuar shpresuar e tyre të rrugëtimit evropian dhe momenti i dyte janë 9 kushtet të cilat ishin 5 në 2016-ën janë bërë 9 dhe pa dyshim këto janë “detyrat e shtëpisë” për qeverinë shqiptare e cila padyshim duhet ti përmbushë para hapjes së negociatave. Kushtet ishin shume të qarta. Ne qoftë se bëjme një krahasim me vitin 2016 ku për here të parë Shqipërisë iu dha rekomandimi nga Komisioni Europian, do të verejme që nuk kemi asnjë hap përparim asnjë përmbushje te detyrimeve që qeveria shqiptare ka ndaj BE në mënyre që te avancojnë procesin drejt integrimit evropian. Me pak fjale , ne nuk mund mund të hapim asnjë kapitull dhe nuk mund ta bëjmë të prekshme hapjen e negociatave e cila zgjat nga 10 ne 15 vjet . Rekomandohet qe do te fillohet procesi i negocimit me kapitullin 23 dhe 24 qe ështe drejtësia, siguria , pra implantimi i reformës ne drejtesi. Në këto kushte ne nuk mund të filojmë asgjë pa u plotësuar këto 9 kushte . Mesazhi i Bundestagut ishte një PO për shqiptarët dhe një Jo për qeverinë shqiptare.
2-Sa janë shanset sipas jush që më 18 tetor Shqipëria të marrë një “po” për të hapur negociatat me BE-në, pas 4 viteve dështim radhazi?
Se pari duhet të shohim vendimmarrjen e Francës Hollandes dhe te Danimarkës qe kanë qene vende skeptike për hapjen e negociatave. Duhet të shikojme nëse kjo rezolute e Bundestagut do të shtohen kushte të tjera nga vendet e tjera antare. Natyrisht që vendimmarrja e datës 18 tetor duhet të jetë unanime , që do të thotë dhe 1 votë kundër e nje shteti do e bënte të pamundur hapjen e negociatave. Ne si opozitë dhe si LSI kemi lobuar shumë dhe i urojmë Shqipërisë që ti hapen negociatave, por kjo eshte veshtiresuar shume fatkeqesisht nga mosplotesimi i kushteve nga qeveria shqiptare. Mendojme qe vetëm me hapjen e negociatave dhe duke pasur një monitorim shume më të gjerë nga BE për të gjitha reformat e proceset e Shqipërise padyshim do mund te kemi mbikqyrje me te madhe te veprimtarise te kesaj qeverie. Prandaj ne kemi qënë gjithnjë pro negociatave urojmë shumë ne datën 18 të hapen negociatat pa kushte ashtu sic pritet ta marre Maqedonia e Veriut . Te kemi nje po të forte dhe kjo jo për qeverine e as për politikanët por për shqiptarët të cilët më në fund mund ta prekin standardet evropiane. Pasi procesi i negocimit qofte ne drejtim te pershtatjes se legjislacionit shqiptar me te drejten europane qofte me standardet evropiane te jetes se perditshme qe do duhet te ndertojme ne Shqiperi do e bejne me te prekshme BE nga qytetaret tane.
3-Më 11 tetor Komisoni i Venecias do të paraqesë raportin përfundimtar lidhur me çështjen e vendimmarrjes së Presidentit Meta sa i takon anulimit të datës së zgjedhjeve. Si e vlerësoni raportin paraprak të këtij komisioni dhe a mendoni se do te ketë aq fuqi Komisoni hetimor parlamentar sa ta shkarkojë kreun e shtetit ?
Ky është një draft paraprak i Komisionit të Venecias , është një dokument i klasifikuar që nuk duhet të dilte as në publik është një praktike e tyre e të cilët dërgojnë 1 draft paraprak palëvë të cilët i kanë iniciuar këtë kërkese pra kuvendit dhe palës tjetër e cila është e anatemua, presidentit te cilët bejnë opozicionet e tyre ndaj draftit dhe më pas kalohet në seancë plenare në datën 11 . Ky draft shpreh qartë se Presidenti i Republikës nuk ka shkelur në asnjë nen kushtetuen e Shqipërisë . Neni 90 i kushtetutës parashikon mjaft qartë kërkesën për shkarkimin e presidentit , behet atëherë kur ai e ka shkelur rende kushtetutën ose në qoftë se ka kryer një krim të rëndë.Dhe venecia e ka thene qarte qe nuk jemi ne nje situate te tille. Verdiktin përfundimtar për këtë çështje do ta japë gjykata kushtetuese e cila nuk është në funksion dhe nuk dihet se kur do të arrihet që të jetë funksionale. Deri tani kemi vetëm 1 anëtar për vendimmarrje të tilla kërkohen 6 anëtarë kështu mendohet nëse nga viti tjetër do të jetë apo jo funksionale. Pra i gjithë debati që do të bëhet për konfliktin e kompetencave në këtë rast a ka kompetence apo jo që presidenti të nxjerrë dekretin e ri. Komisioni i Venecias e tha qartazi se kreu i shtetit e ka këtë të drejtë pasi pikëpytja që shtronte mazhoranca ishte se nuk kishte fare te drejtë për të nxjerre dekret. Mendoj që ky komision është shprehur me rezolutën që ka bërë në parlament me vendimmarrjen me 100 vota, që në këtë moment që është miratuar 1 rezolutë që kërkon shkarkimin e presidentit për shkelje të kushtetutës, e gjithë vendimmarrja e komisionit është e ditur se cfarë do të sjellë . Vetë anëtarët e komisionit janë në një papajtushmëri të ushtrimi të funksionit pasi janë shprehur më parë për çështjen që po shqyrtojnë nëpërmjet rezolutës. Ai komision është totalisht i anatemuar kur drejtohet nga Ulsi Manja i cili është i lidhur me vjedhjen e votave te dosjea 184. Çfarë mund të presë publiku, shqiptarët nga 1 komision i tillë?
4-Si e shihni ecurinë e reformës në drejtësi. Cilat janë sipas jush problematikat kryesore të saj?
Reforma në drejtësi ishte një reformë shumë e domosdoshmë për sistemin gjyqësor, kemi parasysh kur ajo u iniciua dhe u votua në 23 korrik të 2016-ës ishim në një situatë ku besueshmëria e publikut tek drejtësia kishte rënë dhe 80% e shqiptarëve e kërkonin këtë reformë . Ishtë koha kur lidhja e korrupsionit dhe ndikimi i politikes me sistemin e drejtësisë ishin shumë të larta. Kemi parasysh që Komisoni i Venecias tha që ndërtimi i të gjithë këtyre institucioneve të reja ka rrezik kapjen e tyre nga pushtetit , pra e kishte paralajmëruar atë që ndodhi më pas. Një plan veprimi i jo mirëmenduar në këtë formë në implementimin e kësaj reforme ka bërë që ne analizen që ne i bëjmë tani pas 3 viteve ndodhemi pa gjykatë kushtetuese, pa Gjykate te Larte, pa Inspektorin e Larte te Drejtesise, pa ngritjen e SPAKU-ut , të BKH-së të shumë institucioneve që e kanë kthyer vendin në një kaos total, sistemin jo funksional qe nuk i sherben njerezve ne proceset e tyre gjyqsore dhe totalisht te pakontrolluar pasi gjyqtaret e prokuroret jane nen presionit politik nepermjet vetingut dhe korrupsionit. Sepse ne qoftë se ne do të kishim gjykatë kushtetuese shumicen e debateve do ti kishim të zgjidhura. Ne gjykatën e lartë kemi mbi 30 mije dosje të pa shqyrtuara dhe nga studimet e fundit të kryera duhen dhe 20 vite që ato të gjykohen. Po e njëjta gjë ndodh dhe në gjykatën kushtetuese të cilat cënojnë lirinë dhe të drejtat themelore të njerëzve. Te mos flasim për vettingun që ka qenë me dy standarde, ka pasur metodologji të ndryshme , që ka qene shumë i ngadaltë duke bllokuar ngritjen e institucioneve te reja te drejtesise. Mendoj që pas periudhes se pare te implementimit të politikave do duhet te mos kemi frike te bejme nje vlerësim te implementimit të këtyre politikave dhe nqs ka probleme ne implementim duhet të jete vullneti i të gjithë aktoreve së bashku për ta rregulluar këtë reformë në drejtësi në mënyrë që ajo të jetë në gjendje ti sherbeje atyre per te cilet u krijua qytetareve duke pasur procese gjyqsore te shpejta, profesionale dhe ku te gjithe te jene te barabarte para ligjit.
Po kështu nje ngërç tjëtër është dhe zgjedhja e kryeprokurorit qe u zgjodh për 3 muaj e po bëhen 2 vite.
Kemi te gjithë sistemi i drejtësisë te kapur tërësisht nga mazhoranca, zvarritja e institucioneve të reja eshte bera nga KLP, KED, KLGj te cilet nen presionin e mazhorances zvarriten procesin e plotesimit te cakancave per Gjykate Larte e Kushtetuese apo ngritjen e SPAK BKH dhe Inspektorin e Larte te Drejtesise.
Shëmbulli më i qartë i mosfunksionimit të drejtësisë është dosja 184 dhe 339. Duhet të jemi të pergjegjshem kur flasim për reformën në drejtësi. Duhet të kemi kurajën që të pranojmë të verteten të themi: po ka pasur probleme ne implementimin e saj dhe duhet te nderhyjme ti permiresojme ,te ecim përpara që ti rikuperojme kohen e humbur.
5-Nga votimet monopartiake të 30 qershorit, disa nga kryetaret e rinj të bashkive rezultuan me precedent penalë, ndërkohë opozita pretendon se do të zbardhë të tjerë emra me precedentë në krye të bashkive të vendit. Cili është gjykimi juaj për këtë çështje?
Së pari jemi në kushte të paligjshmerise te zgjedhjeve të 30 qershorit pasi nuk kishte një dekret që do te mundesonte zhvillimin e tyre. Që këtu vijmë me absurdin që ndodhi në 30 qershor ku KQZ u kthye në gjykate kushtetuese për të interpretuar dekretin e presidentit dhe arritëm në një 30 qershor shumë të shëmtuar që u bojkotua nga 80% e shqiptarëve dhe nga ana tjetër kemi një raport të OSBE- ODHIR-t i cili është një shumë i rende per Shqiperine dhe konsolidimin e demokracise e pluralizmin .Nje kosto për shqipërinë sepse ai është shkruar e zeza mbi të bardhë dhe do qëndroj aty si pjesë e historikut të shqipërisë ku e thotë mjaft qartë problematikën e vendimarrjeve të kolegjittë cilët ishin në trysnin e vetingut. Thotë cënimin e besueshmërisë të qytetarëve shqiptarë dhe pasiguri juridike në procesin e 30 qershorit që nuk pati alternativë në gjysmën e bashkive duke cënuar një nga të drejtat që mbrohen nga Konventa Europiane Te Drejtave Te Njeriut dhe e të paktën 5 vendimeve të Strasburgut se cfarë quajmë të drejtë zgjedhje. Pra quajmë momentin që ti ke, minimumi 2 alternativa për të zgjedhur. Nga ana tjeter presioni që ju bë administratës, njerëzve të cilët u trysnuan për të shkuar për të votuar dhe në të gjithë këtë panoramë partia socialisteqe ishte vetem ne gjithe procesin vuri në krye të bashkive prap njerëz të inkriminuar. Pra cfarë i kushtonte partisë socialiste të paktën atë proces që administronte vetë , votonte vete, numëronte vetë ,i kandidontë vetë , përsëri kemi njerëz të inkriminuar. Këtu është e gjitha filozofia e Edi Ramës , të lidhjes të tij me krimin e organizuar. Të filozofisë së tij të vjedhjes së votës , presionit ndaj adminstratës apo njerëzve. Ky është një moment nga ku Shqipëria duhet të ndahet njëhere e mirë nga zgjedhje të ardhura nëpërmjet vjedhjes së votes apo nëpërmjet lidhjes të krimit të organizuar, apo hyrjes në parlament te njerezve me rekorde kriminale. Besojme që duke vene në rradhë të parë interesin kombëtar jo të 1 apo 2 partive politike mund të bejmë shkëputje që të zhvillohen zgjedhje te lira dhe të ndershme si në Maqedoni apo në Kosovë qe do të ndodhë për pak ditë. Shqipëria ende është në problematikën numër 1, pa demokraci qe buron nga vota e lire dhe ky ishte mesazhi i bundestagut pa zgjedhje të lira e të ndershme, dhe pa një sistem drejtësie të pakapur, nuk mund të kemi avancim në celje negociatash.
6- Së fundmi në media janë publikuar raporte sipas të cilave Shqipëria është rikthyer “aktive” si vend prodhimi i kanabisit në shumicën e rrethinave të qyteteve kryesore të vendit.
Kjo ishte dhe një nga pikat kyce të budestangut gjerman në qoftë se e shohim thote qe Shqipëria ngelet qendër e trafikut ndërkombëtare të drogës. Pra është një problem jashtëzakonisht shumë i rëndë për Shqipërinë sepse duke qenë qendër e trafikut ndërkombëtar të drogës padyshim pasojat e saj qoftë në lidhjen e krimit me politikën për të hyrë në parlament qoftë në kthimin e Shqipërise në qender te pastrimit e parave , qoftë tek te rinjtë të cilët sot në qoftë se shkon nëpër gjimanze apo nëpër fakultete apo nëpër vendet ku qëndrojnë të rinjtë përdorimi i hashashit apo drogës është bërë dicka normale dhe gjithë kjo pasiguri që lidhet me ekonominë në pamundësinë për hapjen e vendeve të reja pune , në mungesën e meritokracisë të rinjve për të hyrë në tregun e punës bën që sot kemi një raport “friedrich ebert”, ku 285 mijë të rinj janë të gatshëm sot të lenë Shqipërinë.
Pra jemi në një gjendje krize shumë të thellë jo vetëm kushtetuese, institucionale, përfaqësimi me parlamentin monist por krizë ekonomike , krizë pasigurie dhe ku po ndodh një shpopullim komplet i trojeve shqiptare. Ky është një alarm shumë i madh që duhet të ngrejë të gjithë në lartësinë e problemit që ka Shqipëria sot dhe te kemi mundësi që edhe me institucinalizimin e dialogut ti japim mundësi të disa zgjidhjeve nëpërmjet paktit antikrizë që do të propozojë së shpejti opozita. Të kemi mundësi që të japim disa alternativa zgjidhje sepse shqiptarët kërkojnë zgjidhje qoftë për krizën ekonomike qoftë për papunësine qoftë për mundësinë e jetesës edhe te pasurit një sigurie në Shqipëri. Kjo besoj duhet të jetë prioritare qoftë reforma zgjedhore qoftë zgjidhja e krizës ekonomike dhe rikthimi i një shprese për të jetuar në Shqipëri. Kjo mund te arrihet se pari duke rikthyer pluralizmin politik ne shqiperi me zhvillimin e zgjedhejve te lira e te ndershme.