Erisa Xhixho nxjerr foton me vajzën: Studente e shkëlqyer, meriton përkrahje maksimale për të ardhme të ndritur në vendin e saj
Ish-deputetja e LSI-së Erisa Xhixho ka publikuar një fotografi me një studente të IT-së, për të cilën shprehet se ka rezultate shumë të mira.
Xhixho thekson se Tea vjen nga një familje e thjeshtë dhe se ajo e bashkëmoshtarë të saj meritojnë përkrahje maksimale, për të ardhme të sigurt në vendin e tyre.
Postimi i ish-deputetes së LSI-së Erisa Xhixho:
Kjo vajzë kaq e paqtë, nxënëse e shkëlqyer, me ëndrra e dëshira të shumta është një model për gjithë moshatarët e saj.
Tea Muça, kjo gjimnaziste me rezultate shumë të larta në IT , të impresionon sa nis e flet për dashurinë që ka për shkollën, me gjithë vështirësitë e shumta ekonomike me të cilat përballet çdo ditë familja e saj. Duke mos e venitur buzëqeshjen me tregon për sakrificat që bën mamaja e saj për të siguruar të ardhurat e për të mbajtur familjen.
Familje të thjeshta, që me sa mund e djersë edukojnë e rrisin një brez të ri të shkëlqyer, vajza e djem të talentuar si Tea, që meritojnë më shumë mundësi, përkrahje, ndihmë, për të ecur përpara.
Ndaj, bashkë, duhet të rikthejmë shpresën dhe ta bëjmë Shqipërinë tonë vendin e mundësive të barabarta për të gjithë, jo parajsën e disave.
Tea dhe të rinjtë si ajo janë e ardhmja, dhe për ta LSI-ja ka një plan të qartë e të realizueshëm, duke mbështetur edukimin cilësor, posaçërisht arsimin profesional të lidhur me tregun e punës, që do garantojë punësim dhe pagë dinjitoze.