Erisa Xhixho: Rritet çmimi i karburanteve, por qeveria financon oligarkët

Nënkryetarja e LSI-së, njëherësh edhe deputete, Erisa Xhixho thotë se rritja e çmimit të karburanteve po thellon varfërinë dhe mjerimin. Për të në një situatë të tillë varfërie, kjo qeveri kujdeset të paguajë inceneratorët edhe në kohë pandemie, kujdeset të financojë PPP për oligarkët pranë saj, por nuk kujdeset aspak për qytetarët. ”Në një situatë të tillë varfërie, kjo qeveri kujdeset të paguajë inceneratorët edhe në kohë pandemie, kujdeset të financojë PPP për oligarkët pranë saj, por nuk kujdeset aspak për qytetarët që vuajnë çdo dite keqqeverisjen dhe pamundësinë për të plotësuar edhe nevojat bazë për familjet e tyre”,-shkruan në facebook.

Postimi i plotë në facebook

Rritja e çmimit të karburanteve po thellon varfërinë dhe mjerimin! Qytetarët shqiptarë po përballen këto ditë me rritje në stratosferë të çmimeve të karburanteve, çka e bën akoma më të papërballueshme koston e tyre të jetesës. Njëkohësisht, prej disa muajsh, ata vuajnë edhe rritjen e çmimeve të produkteve të shportës.

Sipas INSTAT, gjatë vitit që lamë kjo rritje ishte, 6.4%. Ndërkohë, po sipas EUROSTAT, Shqipëria është vendi me pagën minimale më të ulët në rajon, 284.4 euro. Kësaj i shtohet edhe fakti që, gjithmonë sipas EUROSTAT, jemi vendi më i varfër në rajon, ku 33% e popullsisë jeton me 5.5 dollarë në ditë.

Në një situatë të tillë varfërie, kjo qeveri kujdeset të paguajë inceneratorët edhe në kohë pandemie, kujdeset të financojë PPP për oligarkët pranë saj, por nuk kujdeset aspak për qytetarët që vuajnë çdo dite keqqeverisjen dhe pamundësinë për të plotësuar edhe nevojat bazë për familjet e tyre.

Duhet të merren masa urgjente për të ndihmuar familjet shqiptare në këtë gjendje të vështirë që po kalojnë çdo ditë. Por kjo nuk bëhet me deklarata arrogante të kryeministrit që thotë se “nuk i rrisim rrogat sipas qejfit”. Shqiptarët meritojnë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre, por kjo nuk bëhet e mundur nga një qeveri që ka vendosur t’i shërbejë një grushti njerëzish e jo qytetarëve të thjeshtë.

SHKARKO APP