Erisa Xhixho tregon sesi festonte 29 Nëntorin: Dëgjoheshin këngë partizane dhe visheshim me rroba ushtarake
Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho me fjalët ”Lavdi për jetë për Dëshmorët e Kombit”, ka treguar sesi festohej në familjen e saj 29 Nëntori. Ajo ka ndarë momente të shenjta familjare, me kujtimet sesi gjyshërit e saj luftuan si partizanë për çlirimin e atdheut.
”Në shtëpi gjithë ditën do të dëgjoheshin këngë partizane dhe ne të vegjlit do visheshim me rroba ushtarake që gjyshja ime Sofika Xhixho i mbante me aq kujdes e krenari. Në këtë 29 Nëntor unë kujtoj me shumë mall Gjeneral Major Thoma Xhixhon, komisar i brigadës XIX sulmuese dhe Komandant i parë i Akademisë Ushtarake i cili pikerisht si sot 19 vite më parë, ndërroi jetë ditën që e donte aq shumë ditën e çlirimit të atdheut”.
Postimi i plotë
29 Nëntori dita e çlirimit të atdheut, do festohej gjithmonë në familjen time si dita më e rëndësishme ku përkujtojmë dhe nderojmë të gjithë partizanët dhe dëshmorët që e rradhitën Shqipërinë krah aleatëve Perëndimorë në Luftën e Dytë Botërore.
Gjyshi im Thoma Xhixho çdo 29 Nëntor do të na merrte pranë ne nipërit e mbesat do të na tregonte me orë të tëra vlerat e Luftës Nacional Çlirimtare, do na fliste për momentin tragjik kur Pano Xhixhon, vëllai i tij, Komisar batalioni Brigada e 8, ra dëshmor në Vishegrad të Jugosllavisë gjatë Luftës.
Në shtëpi gjithë ditën do të dëgjoheshin këngë partizane dhe ne të vegjlit do visheshim me rroba ushtarake që gjyshja ime Sofika Xhixho i mbante me aq kujdes e krenari. Në këtë 29 Nëntor unë kujtoj me shumë mall Gjeneral Major Thoma Xhixhon, komisar i brigadës XIX sulmuese dhe Komandant i parë i Akademisë Ushtarake i cili pikerisht si sot 19 vite më parë, ndërroi jetë ditën që e donte aq shumë ditën e çlirimit të atdheut.
Por kujtoj dhe Sofika Pecan Xhixhon, gjyshen time arsimtare, të cilët me dashurinë e tyre për atdheun kanë kultuvuar dhe edukuar Erisën që është sot. Me të njëjtën dashuri do vazhdoj të edukoj fëmijët e mi sot, me vlerat e Luftës Nacional Çlirimtare dhe dashurinë për Shqipërinë. Më mungoni shumë gjyshi Mai dhe nëna Cika. Jam krenare që ju ishit partizanë dhe luftuat për çlirimin e atdheut. Lavdi për jetë për Dëshmorët e Kombit.