Erisa Xhixho: Vendimi i KLGJ, dështim i radhës i reformës në drejtësi
Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho shprehet se vendimi i sotëm i Këshilli të Lartë Gjyqësor për çështjen “Dvorani” është një turp i drejtësisë së re.
Në një postim në Facebook, Xhixho shprehet se “detyra e vetme që kishin sot anëtarët e KLGJ ishte të zbatonin nenin 136 të Kushtetutës i cili sanksionon se “ Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë kanë një mandat 9 vjeçar, pa te drejtë riemërimi”.
Duke u ndalur në kërkesën për dhënie mendimi nga ekspertët e EURALIUS apo OPTAD, Xhixho shprehet se KLGJ duhet të kishte kërkuar mendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Reagimi i plotë i Erisa Xhixhos në Facebook:
“Vendimi i sotëm i KLGJ dështim i radhës i reformës në drejtësi.
Vendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë sot ishte mesazhi më i keq për qytetarët që besonin ende tek institucionet e reja të drejtësisë tek pavarësia e profesionalizmi .
Detyra e vetme që kishin sot anëtarët e KLGJ ishte të zbatonin nenin 136 të Kushtetutës i cili sanksionon se “ Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë kanë një mandat 9 vjeçar, pa te drejtë riemërimi”
Për çfarë arsye kërkohet asistenca e EURALIUS apo OPTAD kur Kushtetuta e Shqipërisë flet qartë dhe nuk lë hapësirë për asnjë interpretim?
Edhe nëse do kërkohej një interpretim kjo mund t’i kërkohej Gjykatës Kushtetuese, prandaj ne ndërtuam drejtësinë e re.
Kjo ndodh pasi KLGj nuk ka pavarësi profesionale nga Rilindja për një vendimmarrje e kjo u pa mjaft qartë. Turp i madh , kjo shmangie vendimarrje e qëllimshme dhe aspak e arsyetuar ligjërisht për gjyqtarin Ardian Dvorani që i ka mbaruar mandati që në 2014 dhe rri në detyrë në mënyrë antikushtetuese kur tashmë prej marsit 2020 kemi 3 anëtarë të rinj nga juristet më të spikatur pjesë të Gjykatës së Lartë”.
Lexoni edhe…
- KLGJ zvarrit vendimin për Dvoranin tamam si në filmin serial për trafikantin e drogës “El Chapo” Guzman
- Vasili: Të rrojë Euraliusi. Furrë që pjek bukët e ngrohta të Rilindjes
- Ylli Manjani: Çfarë lesh reforme quhet kjo, kur pyeten ekspertë anonimë për Kushtetutën?!
- Gjata: KLGJ u bë si klasë mësimore. Përse duhet pyetur EURALIUS për një vendim që duhet ta japin ata
- Zekthi: Rama nuk e lëshon kurrë Dvoranin, është investimi i tij në drejtësi
- 6 vjet në detyrë pa mandat. Rrjeti shpërthen kundër Dvoranit
- KLGJ institucion politik/Sejamini: Modeli Arta Marku bis për të mbajtur Dvoranin