Erjon Alibej merr statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, zbërthen për SPAK-un disa ngjarje kriminale

Erjon Alibej ka marrë zyrtarisht statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Prej disa kohësh, SPAK është duke hetuar në lidhje me disa ngjarje kriminale të rrëfyera prej tij.

Alibej u vu në pranga fillimisht si porositës i disa krimeve të rrëfyera nga Nuredin Dumani, i cili ishte i pari që mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë në dosjen e njohur si ”Plumbi i Artë”.

Ai ka dhënë detaje për ngjarje kriminale dhe 2 prej tyre konsiderohen të rëndësishme për Prokurorinë e Posaçme. Prokurorët së bashku me BKH kanë nisur menjëherë verifikimin e deklarimeve për të konstatuar nëse dëshmitë përputhen me provat e deritanishme për ngjarje të caktuara. SPAK po pyet disa persona dhe po mbledh materiale që mund të shërbejnë si prova të rëndësishme për hetimet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?