Erjon Braçe: Disa deputetë të PS-së, kanë harruar pse janë zgjedhur dhe lobojnë për interesa të tyre

 

Gazeta “Panorama” citonte sot deputetin Erjon Braçe, të jetë shprehur në mbledhjen e grupit të PS-së, kundër arrestimit të biznesmenëve që punojnë në informalitet.

Vetë Braçe thotë se kjo nuk është e vërtetë, dhe se i kanë vënë në gojë fjalë që nuk i ka thënë.

Ai ndërkohë replikon ashpër me një deputet të PS-së, emrin e të cilit nuk e thotë, që për interesa të tij, nxjerr lajme të tilla.

Braçe thotë se disa deputetë të PS-së e kanë harruar përse janë zgjedhur në atë post.

Per te gjithe ata qe lexojne gazetat;

Gjithcka qe gazeta Panorama ka vene sot ne gojen time, referuar nje mbledhjeje te Grupit te PS dje, nuk është thënë nga unë.

E di qe gazeta ne fjale e ka praktike pune kete dhe une s’kam ci bej, banaliteti ne kete vend quhet dhe gazetari.

Por serish nuk e kam me keta.

E kam me deputetin, burim i gazetes.

O deputet, mire qe vjen ne mbledhje, mire qe thua jashte edhe cfare nuk thuhet brenda, por mos i njeso fjalet qe me ve mua ne goje me interesat e tua.

Me thene te drejten eshte e neveritshme e gjitha;

Ndaj do vijoj te jem kritik me tregtaret qe llomotisin ne PS dhe kane haruar se per interesa te kujt dhe perse jane deputetë!!

Une e kam bere zgjedhjen, me qytetaret dhe cdo sipermarres te ndershem qe paguan taksat e tatimet; paligjshmeria ndeshkohet kudo, ashper madje edhe atje ku shteti eshte konsoliduar prej qindra vitesh.

Kush kerkon te rreshtohet me paligjshmerine, te loboje zbutjen e ndeshkimeve dhe lehtesite per te e ta, ta bej larg nga PS”, shprehet Braçe.

SHKARKO APP