Erjon Braçe: Ish-ministrat në pranga!

 

Nga Erjon Braçe

Koncesionet e skanimit, markimit e pullave fiskale, ne dyshime per evazion te larte fiskal dhe perqendrim ne nje dore!!

Oligarket e Sali Berishes, nuk mund te na konsiderojne nje shoqeri budallaqe!!

Kocesionet ne nje dore!! Bizneset e ngritura me supertaksa nga Sali Berisha, u shiten duke mashtruar per 490 leke!! Thashe para pak ne Kuvend se;

Qeveria, organet e Fiskut duhet: te hetojne shitjen e 49% te aksioneve te kompanise qe zoteron koncesionin e SKANIMIT, para se te behej operativ, me leje te ministrit Bode, per vetem 490 leke te reja!!

Shikoni; ne Prill 2013, Sali Berisha, Ridvan Bode dhe deputetet e tyre, ju vendosen nje SUPERTAKSE qytetareve dhe sipermarresve me vlere 39 EURO per cdo deklarate doganore, duke ngritur nje biznes qe niste me 264 milion euro e arrinte deri ne 360 milion euro!!

Me e madhe se:

rekomandimi i Konsulentit te marre nga vete Bode prej 12.5 dollare dhe ne kundershtim me konsulentin qe rekomandonte pagesen per mjet (nje mjet mund te kete me shume se nje deklarate);

oferta e vete kompanise ne propozimin e pakerkuar paraqitur tek Ridvan Bode.

Vlera e ketij favori nis me 80 milion euro dhe shkon deri ne 110 milion euro per 15 vite me radhe!!

Nuk mjafton kaq;

Por ne 30 gusht 2013, pasi e kishin humbur pushtetin dhe po dilnin nga zyrat, ministri Bode ka dhene miratimin per shitjen e 49% te aksioneve me vleren 490 leke;

Kuptoni? 360 milion euro te shitura per 490 leke, aksione qe edhe pse 490 leke jane me barre nga nje banke!! Keta nuk mund te na konsiderojne per nje shoqeri budallaqe qe pranon cdo gje!!

Hetim fiskal te menjehershem, ndryshe nuk mund te kete drejtesi fiskale per cdokend tjeter!!

Nderkohe, Qeveria duhet; te ndaloje shitjen per 16 milion euro te koncesionit te markimit te karburanteve nga kompania qe zoteron edhe koncesionin e pullave fiskale!!

Deri tani kishte dyshime te forta se keto koncesione i kontrollonte nje dore. Tani gjerat po ja bejne muuuuuu!! Ndaj nuk duhet te lejohet perqendrimi i ketyre koncesioneve ne nje dore!!

SHKARKO APP