Erjon Braçe: Shqetësuese heshtja e Ministrisë së Energjitikës për skandalin e Bankers

 

Deputeti socialist, Erion Braçe, shprehet i shqetësuar për heshtjen e Ministrisë së Energjitikës, në lidhje me Bankers. Sipas tij, kjo kompani ka bërë një sërë shkeljesh dhe kjo shkaktoi atë që ndodhi në Marinëz. Braçe thotë se qeveria duhet të rishohë marrëveshjet me kompanitë që shfrytëzojnë burimet e naftës në Shqipëri, pasi askush nuk ka transparencë.

 

“Prej te merkures 1 Prill; Marinza është po ajo që ishte, e pasur dhe e pabanueshme.

Njeri prej operacioneve te Bankers Petroleum ka demtuar deri ne kufijte e katastrofes, per banoret, mjedisin gjithashtu!! Por ajo qe shqeteson me shume ka te beje me keto fakte:

Kompania Bankers Petroleum hesht dhe nuk eshte transparente per: Operacionin e ndermarre ne ate pus,

Teknologjine e perdorur ne ate pus, Materialet e perdorura e lendet e injektuara ne ate pus.

Presionin me te cilin eshte punuar ne ate pus. Arsyen teknike te atij shperthimi ne ate pus. Perberjen e lendeve te shperndara prej atij pusi ne nje zone te gjere. Demtimet ne shtresa nentokesore ardhur nga operacionet pas te cilave ndodhi shperthimi ne ate pus. Qendrueshmerine e tokes ne ate zone. Mungesen e nje plani rehabilitimi, perfshire rehabilitimin mjedisor.

 

Vini re; Bankers njoftimin e fundit per ngjarjen ne Marinez e ka te dates 1 Prill, dites se shperthimit dhe i referohet aktivizimit te planit te evakuimit!! Por me shume se Bankers, mua me shqeteson heshtja e Ministrise pergjegjese. Nafta është pasuria jonë kombëtare, Bankers është thjesht një operator ekonomik që ka një marrëveshje hidrokarbure me Albpetrol. Kaq, asgjë më shumë. Padiskutim Bankers ka përgjegjësinë të zbatojë një më një marrëveshjen dhe ligjet shqiptare në fuqi për zonën ku operon nën marrëveshje. Por nafta eshte pasuri e jona, puset e naftes gjithashtu, zonat naftembajtese patjeter, ndaj ne kemi pergjegjesine publike per kete pasuri. Diten kur ndodhi shperthimi shkruajta se Bankers nuk thote te verteten!! Ne fakt prej asaj dite Bankers heshti!! Nëse hesht Bankers, duhet të flasim ne.

 

AKBN-qe merret me burimet natyrore, ALBPETROL-qe merret me marreveshjet, ERE-qe licenson, cdo grup ekspertesh te instituteve dhe ish instituteve qe duheshin vene ne levizje e rikthyer fort qysh kur mikrosizmat po paralajmeronin deme afatgjata nga teknologjia e operacioneve jo transparente te ndermarra; Ne fund Ministria!! Nuk ka transparencë. Kjo irriton, aq sa duket se institucionet shtetërore po presin që Bankers të flasë. Nderkohe duhet te jene ato qe duhet te bejne Bankers te flase, te kerkojne llogari prej saj deri ne detaje; Të hetojnë, të ndëshkojnë dhe të japin garanci për të ardhmen e pasurisë sonë kombëtare. Padiskutim, ta bejne edhe te paguaje per cdo dem te shkaterruar!! Qytetaret dhe interesat e tyre duhet ti mbrojne institucionet!! Ky eshte rasti por pertej tij, në tërësi nuk ka transparencë në prodhimin e naftës në vend. Per gjithcka dhe per cdo operator te licensuar, tansparenca nuk eshte standard. Askush nuk di sot se kush eshte Stream oil!! Madje askush nder ne nuk di sot se cpo ben me pasurine tone; marreveshjet jane tregtuar dhe veshtire te dime se kush i zoteron, nderkohe qe i kemi leshuar vendburime te rendesishme nafte e gazi. Po në to çpo ndodh? Ndaj është emergjente të kthehemi atjke ku thamë e duhet ta kishim nisur tek: auditimi i marreveshjeve hidrokarbure, verifikimi i zbatimit te palneve te zhvillimit, verifikimi i planeve te investimit, verifikimi i treguesve financiare, shpenzimeve e te ardhurave posacerisht, tatimeve te paguara dhe atyre qe mungojne, Per mua, ndryshimi i raporteve te perfitimit dhe natyrisht taksimit!! Tani eshte koha, une mendoj se po humbim shume, duke filluar nga Marinza”, shprehet deputeti socialist.

SHKARKO APP