Erjon Riçku në krye të Doganës në Tiranë: Prioritet, efikasiteti dhe transparenca
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja prezantoi këtë të premte përpara stafit të administratës doganore të Tiranës, kryetarin e ri të kësaj dege, Erjon Riçku i cili merr detyrën në një prej pikave më të rëndësishme të Administratës Doganore në vend. Beja theksoi se Erjon Riçku vjen nga një eksperiencë e gjatë dhe e suksesshme në administratën shtetërore, çka përbën një vlerë të shtuar për drejtimin e Degës së Doganës Tiranë.
Ai nënvizoi se përpara strukturës që ai do të drejtojë qëndrojnë sfida të rëndësishme dhe nevoja për përmirësimin e mëtejshëm të shumë aspekteve të punës. Drejtori i Përgjithshëm theksoi se zbatimi i ligjit duhet të jetë parimi udhëheqës i çdo veprimtarie, ndërsa objektivat dhe plani i punës duhet të orientohen drejt rritjes së efikasitetit, transparencës dhe cilësisë së shërbimit.
Për të në fokus është ndërtimi i një shërbimi model ndaj biznesit, ku kujdesi ndaj qytetarëve dhe operatorëve ekonomikë, sjellja profesionale dhe etika në komunikim të jenë standard i përditshëm pune. “Dogana e Tiranës është fytyra e administratës doganore. Mënyra si funksionon dhe si sillet me biznesin dhe qytetarët reflekton drejtpërdrejt imazhin e institucionit tonë”, theksoi Beja, duke kërkuar angazhim maksimal nga i gjithë stafi për përmbushjen e objektivave të vendosura.
KOHA JONË SONDAZH

