Erla Mëhilli komenton “gishtin” e Koços
Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli, ka komentuar lidhur me gjestin e deputetin Koço Kokëdhima gjatë seancës së sotme plenare, pretenduar se i është drejtuar Berishës. Sipas saj deputeti Koço nuk ka më nerva kur Berisha i përmend Kushtetutën dhe se ka vjedhur para me mandatin deputeti dhe kjo falë lejes që i ka dhënë Rama.
Komentin e saj e ka postuar në rrjetin social facebook, ku ndër të tjera ka shkuar se: “Kokëdhimës nuk i mbajnë më nervat. Kjo është sjellja e Koços ndaj Kushtetutës dhe shqiptarëve kur u vjedh paratë me mandat deputeti dhe leje të Ramës. Një xhest i ulët gjatë kohës kur në foltore zoti Berisha i përmendte Kushtetutën”.
Lidhur me gjestin e gishtit të deputetit Kokëdhima gjatë seancës plenare ka reaguar vetë ish-Kryeministri Berisha. Në facebook ai ka shkruar se; “Kusarit bashkë me mandatin sot i iku dhe mendja. Pas ngordhjes së tij politike, si vëllau i Ramës tregon me gjeste se cili është ai në të vërtet?!?! sb”.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10207692928494884&set=a.2064277880209.117708.1042604451&type=3&theater
KOHA JONË SONDAZH

