Erlind Sulo caktohet drejtues i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Pas emërimit të Petrit Malajt si ministër i Financave, Erlind Sulo do të jetë në krye të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).

Erlind Sulo ka mbajtur kreun e Koorporatës Elektro-Energjetike Shqiptare. Më parë ai ka qenë drejtor i FRESH në Sarandë dhe më vonë është emëruar edhe drejtor i Parkut të Butrintit.

Gjithashtu për një periudhë të shkurtër kohore ai ka qenë drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Sulo ka mbajtur postin e këshilltarit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshimet në qeveri dhe institucione vijnë pasi kryeministri njoftoi në Kongresin e PS emrat e rinj që do drejtojnë ministrinë e Financave, ministrinë e Brendshme dhe atë të Mbrotjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?