Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryebashkiak i Vlorës, shkaku ende mister
Këtë mbrëmje kreu i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga posti. Dredha qëndroi në krye të Bashkisë së Vlorës që prej muajit prill të vitit 2023. Dorëheqja e Dredhës pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme. Arsyet e dorëheqjes së Ermal Dredhës nuk dihen ende.
Ky moment vjen pak orë para se të mblidhet Asambleja e Përgjithshme e PS-së, ku do të mësohet sesi do të jetë qeveria ”Rama 4”.
Po ashtu largimi i Dredhës vjen disa javë pas vizitave të kryeministrit Edi Rama në Bashki, ku urdhëroi mes të tjerash largimin e të gjithë drejtuesve në këtë institucion.
Shumë hamendje ka, por atë mund ta saktësojë këtë të enjte vetëm kryeministri Rama.
KOHA JONË SONDAZH

