Ermal Meta në krah të Veliajt: Tirana ka nevojë për ty, nuk kam njohur njeri më punëtor
Ermal Meta i bashkohet artistëve të shumtë të cilët përkrahin në zgjedhjet e 14 majit Erion Veliaj.
Përmes një videomesazhi, ylli i skenës italiane me origjinë shqiptare Ermal Meta shprehet se nuk ka njohur ndonjëherë një person që punon më shumë se kryebashkiaku Veliaj. Teksa e uron për fitoren më 14 maj, Meta thekson se Tirana dhe qytetarët e saj kanë nevojë për punën e tij.
“Përshëndetje Lali Eri! Shpresoj që ky mesazh të të gjejë mirë! Do të të tregoj një gjë. Para disa vitesh, kur më pyesnin nëse unë do kthehesha në Shqipëri të jetoja, unë i përgjigjesha gjithmonë, “jo”, ose “nuk e di”. Por që kur të kam njohur ty dhe Tiranën tënde, përgjigja ime ka ndryshuar. Unë nuk do të të uroj fat, sepse ti nuk je njeri që luan me fatin, por ti mendon vetëm për punën. Të them të drejtën, nuk ka njohur ndonjëherë një person që punon më shumë se ty. Mendoj se ai do isha unë, por ti ma kalon, ma kalon shumë herë. Të uroj punë të mbarë dhe të uroj që ti të vazhdosh në këtë udhëtimin tënd, sepse Tirana ka nevojë për ty, të gjithë tiransit kanë nevojë për ty. Të falënderoj shumë dhe faleminderit që je miku im në radhë të parë. Punë të mbarë! Mirupafshim”, nënvizon Ermal Meta.
View this post on Instagram