Erozioni nxjerr në sipërfaqe predhat e ’97-ës
“Viti i mbrapshtë 1997” vazhdon të sjellë pasoja për Shqipërinë. Kështu në Qafshtamë, në Mat, policia ka sekuestruar 80 predha luftarake të artilerisë së rëndë.
Predhat ndodheshin në tunelet e Qafshtamës.
Informacionet mbi vendndodhjen e tyre janë marrë në rrugë operative, e menjëherë shërbimet policore janë drejtuar për në tunelin numër 2 të Qafë Shtamës, në fshatin Selic të Matit, aty ku kanë konstatuar 60 predha të kalibrit 12 mm dhe 20 predha me gjatësi 30 cm.
Tuneli në fjalë rezulton të ketë qenë i bllokuar që prej ngjarjeve të vitit 1997, por ai është hapur si pasojë e erozionit dhe predhat luftarake janë zbuluar në hyrje të tij. Ato u sekuestruan nga ana e policisë dhe i janë dorëzuar për t’u mbajtur në ruajtje Policisë Ushtarake.

KOHA JONË SONDAZH

