Ersekë, policia zbulon drogën e fshehur në kasolle

11 kg kanabis janë sekuestruar nga policia e Korçës, ndërsa në pranga ka rënë edhe poseduesi i lëndës narkotike.

Blutë kanë arrestuar Eniglon  Meko, 21 vjeç, banues në fshatin  Boshanj të Ersekës.

Arrestimi i tij u bë pasi nga  informacione të siguruara  në rrugë operative, policia ushtroi kontroll në një kasolle në pronësi të tij e cila ndodhej në afërsi  të banesës i`u gjet  dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 11  kg e  172 gram, lëndë  narkotike  e dyshuar kanabis.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krahas drogës, policia i sekuestroi të riut edhe një automjet  tip “BMW” me targa AA 990 FI dhe 1 aparat  celular.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet  i kaluan Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor  Korçë, për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?