Ervin Hodaj drejtori i ri i Policise se Tiranes

 

Ne krye te Policise se Tiranes vjen Ervin Hodaj qe pason punen shume te mire te Ardian Cipes. Sot pasdite është bërë prezantimi i drejtorit të ri të policisë në Tiranë, Ervin Hodaj. Prezantimin e tij e bëri vetë kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Ai i uroi suksese në marrjen e detyrës së re dhe kërkoi intensifikim të luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Më parë Hodaj ka qenë drejtues i parë në policinë e Qarkut Fier. Ai zëvendëson në këtë detyrë, Ardian Çipën, i cili u emërua zëvendësdrejtor i Policisë së Shtetit. Rrokada e këtyre ndryshimeve vjen pas dorëheqjes së Artan Didit nga posti i drejtorit të përgjithshëm. 

Mesohet se drejtimi i Policise se Shtetit ka marre nje dore te forte ne krye ne luften kunder krimit.

SHKARKO APP