Ervin Salianji: Ka forma të shumta për të ndalur zgjedhjet
Ervin Salianji, ish-deputet i PD, ishte i ftuar në “Dita Jonë”, nga ku foli për protestën e së shtunës, por edhe për atë se çfarë do të ndodhë ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës.
Sa i përket protestës së të shtunës, Salianji u shpreh se policia provokoi situatën, ndërsa thotë se Rama duhet të reflektojë sa më parë që situata të mos eskalojë.
Ai përsëriti edhe njëherë tjetër se më 30 qershor nuk ka zgjedhje dhe për këtë, thotë se ka forma të shumta për t’i ndaluar.
“Ne tani jemi në rezistencë. Tani po kalon në situatë revolte. PD i ka kaluar situatat e protestës. Në 30 qershor nëpërmjet dhunës nuk do të lejohet të ketë zgjedhje. Votim ka pasur edhe në kohën e komunizmit, por votime farsë nuk do të lejojmë. Ka forma të shumta për të bërë të pamundur procesin zgjedhor. Ne nuk do të marrim armët”, tha Salianji.
/CNN/
KOHA JONË SONDAZH

