Ervis Rroshi në arrest shtëpie dhe nga Apeli

Gjykata e Apelit la në “arrest shtëpie” kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Artur Rroshin, i cili akuzohet nga Prokuroria se ka fshehur të shkuarën e tij kriminale.

Ky i fundit kërkon sot shfuqizimin e kësaj mase dhe kthimin në detyrë.Prokuroria e akuzoi atë për fshehje dhe mosdeklarim të dhënash në zbatim të ligjit të dekriminalizimit..

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata fillimisht caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, i dyshuar për konsumimin e veprës penale “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, në plotësimin e formularit të “Dekriminalizimit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga hetimet e deritanishme, ndër të tjera, janë siguruar informacione se shtetasi Elvis Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Europës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ai nuk i ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit në kuadër të dekriminalizimit.

Emrat që Roshi përdorte ishin: RROSHI  Ervin, RROSHI Elvis, HALLULLI Bashkim, RROSHI Enver, PROSHI Enver.

Prokuroria e Tiranës, e cila po heton Elvis Rroshin, deklaroi se Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të Drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Campobasso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit.

Rroshi nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran, respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit.

“Gjithashtu, Elvis Rroshi nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të vetëdeklarimit”, tha Prokuroria.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?