Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Është herët të flasim për imunitet”: Pipero tregon nëse rikthehet Covid-19 në vjeshtë

Aktualitet E diel, 26 Prill 2020 19:30
“Është herët të flasim për imunitet”: Pipero tregon nëse rikthehet Covid-19 në vjeshtë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero nuk e ka mohuar faktin se koronavirusi mund të rikthehet sërish në vjeshtë. Në një intervistë në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin. Pipero theksoi se një gjë e tillë do të mbetet për tu parë, por megjithatë edhe nëse kthehet nuk do të ketë impakt.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërkaq, mjeku tha se është herët të flasim për imunitet dhe i ashtuquajturi “imuniteti i turmës” për mjekun është një teori e gabuar dhe ka kosto në popullsi.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 5 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 5 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 5 orësh

I pyetur nëse do të ketë këtë vit sezon turistik, Pipero tha se do të ketë turizëm të brendshëm, ndërsa nuk hezitoi të propozojë se mund të bshet një marrëveshje me vendet e rajonit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pjesë nga intervista:

Unë mendoj se jemi në kohën e duhur për lehtësimin e masave, por qytetët duhet të respektojnë rregullat. Të shmangim maksimalisht kontaktet fizike. Kujdesi është shtuar për pensionistët.

Mendoni se duhet shtuar numri i testeve?

Ka shumë diskutime në këtë aspekt. Me vjen keq që shumica e diskutimeve janë politike. Në rrafshin profesional, normalisht më shumë teste duhen bërë, por aq sa duhet sigurisht. Sa i takon alternimit të testeve me ato të serologjisë, edhe këtu ka diskutime. Jam partizan i shtimit të analizave aerologjike, duke iu referuar personave më në rrisk, apo profesioneve. Po tu referohemi vendeve të tjera për këtë pjesë ka ende shumë pikëpyetje. Ka ende mjaft hezitim. Kujdesi që duhet të keimi me përdorimin e atyre që quhen teste të shpejta, se kanë dëshmuar që kanë qenë të nxituara. Duhet të respektojmë mendimin e specialistëve

Ka vatra të reja në fasoneri, ka ardhur si pasojë e mosmarrjes së masave, mosrakordimit të hallkës mjekësore?

Janë shkelur masat e asaj që do ta quaja distancim fizik. Fakti që në një fasoneri zbulohet një numër i caktuar rregullash.

Virusi ka qenë agresiv apo më i butë?

Unë mendoj se agresive kanë qenë masat parandaluese të marra nga qeveria. Por edhe virusi ka pasur transmetueshmëri të ulët në vendin tonë. A erdhi për pasojë e masave, apo respektimi nga qytetarët, apo erdhi se ndoshta virusi ka pësuar dobësim kjo do të analizohet më pas. Por virusi duke kaluar nga një person te tjetri e ul virulencën.

Jeni dakord që deri në 23 qershor do të jemi në një gjendje të jashtëzakonshme. Ndihmon?

Unë them se ndihmon qeverinë në marrjen e disa vendimeve të tjera. Në raport me ecurinë e epidemisë unë besoj se janë mjaftueshëm masat e marra nga qeveria për lehtësim.

A do të kemi sezon turistik?

Unë  besoj se do të kemi sezon turistik, natyrisht të brendshëm. Por mendoj se janë të gjitha gjasat që me një mirëkuptim me vendet e rajonit, ku kemi pak a shumë të njëjtën mënyrë jetese, unë mendoj se mund të arrihet që jo vetëm ne të mund të shkojmë por edhe ata të vinë te ne. Do të inkurajoja edhe një marrëveshje të mundshme.

Mendoni se po shkojmë drejt imunitetit të grupit gjë e cila do të na ndihmonte për të përballuar ndoshta një rikthim në vjeshtë?

Zërat për një rikthim të mundshmë nuk mungojnë dhe është e mundshme të rikthehet se virusi nuk është zhdukur. Do rikthehet apo nuk do rikthehet kjo mbetet për tu parë, por gjasat janë që do të rikthehet përsëri. Natyrisht, sido që të jetë edhe nëse rikthehet, impakti do të jetë më i vogël. Së dyti jemi mëusar dhe ia dimë sjelljen virusit dhe dimë si të mbrohemi. Së treti kapacitet spitalore janë më optimale. Debati që ka për skemat e mjekimit do të vijë të fokusohet drejt një protokolli të mundshmë. Sa i takon asaj që më thatë për imunitetin është ende herët të flasim, mëse një person që ka rënë në kontakt me virusin ka fituar apo jo imunitet. Sepse nuk është e mjaftueshme të fitojë antitrupa mbrojtës është e domosdoshme që antitrupat të jenë neutralizues. Imuniteti i tufës, unë janë tërësisht kundër kësaj teorie. Është me kosto shumë të rëndë për cdo popull.

Etiketat e lidhura

Mjeku infeksionitPëllumb Pipero
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 4 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 5 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 5 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 5 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 8 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 7 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.