Etleva Kurti u bë kurban i hakmarrjes, fqinji tregon çfarë pa: Vëllezërit i kanë ikur, e vranë në oborr

Në Kamëz sot janë vrarë tre gra, dhe ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Etleva Kurti u bë kurban i një hakmarrje. Një fqinj ka treguar detaje nga ngjarja. “Ishte një makinë e zezë. Me të dëgjuar se unë isha në shtëpi. Dëgjova edhe armët, 3 plumba dhe asgjë më tepër”, tregon ai.

Sipas fqinjit, familja ka pasur probleme hasmërie. “Vëllai i gocës është dënuar me burg përjetë”, tregon ai. I pyetur nëse vajza dhe familja ruheshin, ai thotë: “Vëllezërit e saj kanë ikur, jetonte vetëm me nënën. Nuk janë ruajtur asnjëherë”.

Etleva Kurti është motra e Vladimir Kurtit, të dënuar me burgim të përjetshëm me një vendim të formës së prerë në vitin 2022. Ai u fajësua si autor i vrasjes së Agim Buçit, pronar i një marketi dhe plagosjen e bashkëshortes së tij, teksa në bashkëpunim me Ruzhdi Hoxhën do t’i grabisnin xhiron ditore në 25 prill 2018. Krimi ndodhi para syve të fëmijës së mitur të çiftit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?