Eugent Bushpepa fiton me një këngë të magjishme festivalin e këngës në RTSH
Mbaroi festivali i kengës në TVSH. Fituesi do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion vitin e ardhshëm. Ashtu si pritej nga suksesi absolut, kenga “Mall” ishte fituese e festivalit ne RTSH. Dje pasi kishte kaluar mesnata ka përfunduar nata finale e edicionit të 56-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Mes brohoritjeve të mëdha u shpall fituesi. Ishte një këngë e magjishme.
Eugent Bushpepa shpallet fituesi i Festivalit të 56-të në RTSH. Pas një nate plot surpriza, ku kënduan 14 artistë, Bushpepa mori kurorën e fituesit.
Këngëtari Eugent Bushpepa fiton edicionin e 56-të të Festivalit të Këngës në RTSH, duke siguruar biletën për në “Eurovision 2018”. Kënga “Mall” është një kompozim i vetë artistit, ndërsa edhe vargjet e tekstit i ka shkruar gjithashtu vet. Një rast i veçantë në muzikën shqiptare.
“Fillimisht do doja të falënderoja Radio Televizionin Shqiptar, dhe jurinë shumë të respektuar, e cila mëdha mundësinë që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision”, tha këngëtari Bushpepa, pasi pranoi çmimin e parë në skenë mes brohorimave.
Vendi i dytë i takoi këngës “Ekziston”, kënduar nga Redon Makashi, gjersa vendi i tretë shkoi për artistes Inis Neziri për këngën e saj “Piedestal”.
Mbrëmja e edicionit të 56-të të Festivalit të RTSH-së, përfundoi nën drejtimin e Adi Krastës dhe Jonida Shehut. Mësohet se “Eurovision 2018” do të zhvillohet në datat 8, 10 dhe 12 maj në Lisbonë të Portugalisë.
Pra Shqipëria ka nga sot një fitues të kengës shqiptare për vitin 2017.