“Euro-ja e mbaruar”, Eksperti: Monedha do rrëzohet, do shkatërrojë BE-në
Euro-ja është një bombë e kurdisur e cila së shpejti do të hedh në erë dhe do të fshijë projektin e tërë të BE-së, ky një paralajmërim që japin ekspertët.
Për ta, sipas një shkrimi të gazetës britanike “Daily Express”, është se ëndrra e një supershteti Europian në fund do të varroset në mesin e rrënojave të monedhës së vetme që vetë Omtar Issing projektoi. Vetë një nga anëtarët e bordit të Bankës Qndrore Europiane, Otmar Issing parashikoi se Brukseli është në një situatë aspak të mirë.
Ekonomisti Gjerman, ka nisur një sulm për eurokratët dhe udhëheqësen gjermane, Angela Merkel, duke e akuzuar atë për tradhëti mbi parimet e euros dhe ka treguar se paaftësia skandaloze për menaxhimin e Europës, nga ana e saj, vë alarm.
Ai vuri në pikëpyetje idenë e Shteteve të Bashkuara të Europës, duke thënë se një përpjekje e nxitur përmes federalizimin nga dera e pasme, ka hedhur monedhën mbi një moçal dhe në një fundosje të shpejtë.
Sulmi brutal i Prof Issing, referuar materialit, duhet të veprojë si një thirrje për zgjim që udhëheqësit Europian duhet të kenë, kjo pasi ata kanë premtuar për të përshpejtuar procesin e integrimit gjithnjë e më të ngushtë, pasi Britania la bllokun.
Dhe kjo, sipas tij do të vënë botën në gatishmëri të një katastrofe të afërt ekonomike, me rënien e parashikuar të Euro-s, e cila ka të ngjajë të ndez një zinxhir të ngjarjeve kataklizmike për institucionet financiare në të gjithë globin.
Prof Issing, tha më tej se:”Një ditë, shtëpia e kartave do të shembet realisht, e kjo do të jetë një rast për të luftuar krizën nga ana tjetër. Është e vështirë të parashikohet se për sa kohë do të vazhdojë, por ajo nuk mund të vazhdojë pa fund”.
Në shqetësim jashtëzakonisht të sinqertë, mesazhi i tij për udhëheqësit e Europës, është se paaftësia e tyre ka krijuar një “rrezik të madhe moral”, e cila mund të sjellë mjerimit të qindra miliona Europianëve të zakonshëm.
Ai parashikoi se monedha është aq e turbulluar sa nuk do të mbijetojë rënies tjetër globale financiare, pa marrë parasysh se sa vullnetit politik ka për të shpëtuar atë.
Ndërsa një bashkëkrijues i Euros, tha: “Është e domosdoshme dhe urgjente që në disa pika kjo për të ardhmen, është se Europa do të goditet nga një krizë e re ekonomike. Ne nuk e dimë nëse kjo do të jetë për gjashtë javë, gjashtë muaj apo gjashtë vjet. Në setin e saj euro-ja ka gjasa të mbijetojnë kësaj krize që vjen”. Megjithatë, një gjë e tillë do të kërkojë një ndryshim në kushtetutën gjermane që do të jetë pranë të pamundurës për të arritur në klimën e tanishme politike”.
Berlini do të kërkojë që të paguajnë pjesën më të madhe të borxheve të Europës dhe, në një kohë kur popullariteti i Angela Merkel është në rekord rënës mbi trajtimin që ajo po i jep krizës së emigrantëve, do të ishte një lëvizje e paimagjinueshme nga ana e saj.
KOHA JONË SONDAZH

