Euro në nivelet më të ulëta historike, shitet 114.75 lekë

Vijon rënia e pandërprerë e euros kundrejt lekut. Mesditën e kësaj të marte, Banka e Shqipërisë publikoi ndryshimet e reja, ku vihet re se Euro sot këmbëhet me 114.75 lekë, ose -0.11 pikë më pak se një ditë më parë, kur ishte 114/86 lekë.

Dollari amerikanë po ashtu ka pësuar rënie në nivelin 107.61 lekë, ose -0.43 pikë nga një ditë më parë. Ulja e euroës në nivelet e poshtë 115 lekë, është njohur vetëm periudhën e fundvitit. Ndërsa niveli më i ulët historikë ishte në datën 28 dhjetor, në 112.83 lekë.

Gjatë këtij viti, Euro u forcua gjatë muajit janar dhe shkurt, por me fillimin e marsit, duket se ka një rënie të vazhdueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?