Euro nuk ndalon rënien edhe në prill, shkon në 102.6 lekë
Aktualitet Ekonomi E Martë, 2 Prill 2024 15:06
Sezoni veror që po afron, shton edhe presionet ndaj kursin e këmbimit. Monedha europiane edhe në fillim të muajit prill vijoi rënien duke arritur në 102.66 lekë ose 0.27 pikë më pak se fundi i marsit. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në shitje euro këmbehet për 103.05 lekë dhe 102.22 lekë. Në të njëjtën ecuri ndodhet dhe paundi britanik dhe franga zviceriane, ndërsa rritje ka shënuar dollari amerikan.