Eurobondi, Angjeli: Do ketë rëndesë për ekonominë dhe popullsinë por ishim të detyruar të merrnim borxh

Në një intervistë për Ora News, ekonomisti dhe deputeti i Partisë Socialiste Anastas Angjeli, tha se borxhi prej 650 milion eurosh i marrë në tregjet ndërkombëtare, do të ketë një rëndesë për ekonominë dhe popullsinë.

Por sipas tij, kjo ishte e vetmja zgjidhje për të përballuar krizën ekonomike dhe se qeveria ishte e detyruar të përdorë këtë instrument.

Anastas Angjeli: ”Nuk diskutohet që po ta shikosh nga pikëpamja e marrjes së borxhit, asnjë borxh nuk është i mirë. Por po ta shikosh nga nevoja që ke dhe nga instrumenti që duhet të përdorësh, përderisa është një instrument i përdorshëm është i nevojshëm. A ka kjo një rendësë kjo për ekonominë? Jo vetëm për ekonominë, por edhe mbi popullsinë. Çdo borxh i marrë ka rëndesë. Duke marrë borxh, ne financiarisht blejmë të ardhmen tonë. ”

Swiss Digital Desktop Reklama

”Zgjidhim problemin që kemi por blejmë të ardhmen sepse kostot e këtij borxhi do paguhet në të ardhmen nga ekonomia e ardhshme dhe nga brezat e ardhshëm. Përderisa e vetmja zgjidhje është kjo, është më mirë të zgjidhim këtë çështje të madhe që kemi sot. Sa kohë që kjo është e vetmja zgjidhje, jemi të detyruar ta përdorim atë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?