Eurodeputetët: Ligji i Ramës kundër mediave është hap pas, do ndikojë në hapjen e negociatave

Eurodeputetë dhe zyrtarë të Partisë Popullore Europiane kanë shprehur shqetësimin për miratimin e ligjeve kundër medias nga qeveria “Rama”.  Michael Gahler, Koordinatori i PPE-së për Punët e Jashtme, deklaroi se paketa ligjore u votua në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit Europian.

Ne vërejmë me shqetësim të thellë që shumica parlamentare e qeverisë shqiptare e udhëhequr nga Kryeministri Socialist Rama miratoi dy ligje për median dje në kundërshtim të hapur me rekomandimet specifike të bashkësisë ndërkombëtare. Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës, si dhe media dhe organizatat shqiptare dhe ndërkombëtare të shoqërisë civile kishin shprehur kundërshtime të forta kundër këtyre ligjeve. Ne vërejmë se anëtari ynë i PPE-së, Partia Demokratike, shprehu kundërshtim të fortë ndaj miratimit të këtyre ligjeve dhe mbështet rekomandimet evropiane dhe ndërkombëtare”,- tha Gahler.

David Lega, Raportuesi i PPE-së për Shqipërinë, paralajmëroi se ligje të tilla do dëmtojnë procesin e negociatave me Shqipërinë.

Liria e medias dhe e drejta e informacionit janë liritë themelore në Evropë dhe një pjesë e domosdoshme e kritereve të Kopenhagës për anëtarësimin në BE. Ligji i miratuar i kërcënon këto liri që janë fituar kohë më parë nga populli shqiptar. Media e lirë ka qenë një reporter i vazhdueshëm i abuzimit të pushtetit dhe ka ekspozuar shumë skandale të korrupsionit. Miratimi duhet të shihet si një hap pas serioz për Shqipërinë në lidhje me rrugën e saj drejt sundimit të ligjit dhe demokracisë. Ky vendim, siç e thamë publikisht përpara votimit, mund të ketë një ndikim negativ në hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë – në të cilën Grupi i PPE beson fuqimisht. Ne i nxisim autoritetet shqiptare të rishqyrtojnë vendimin dhe ta kthejnë atë”,- tha David Lega.

SHKARKO APP