Eurodeputeti David Lega: Ndryshimet e njëanshme janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR. Të respektohet marrëveshja e 5 qershorit

Eurodeputeti David Lega deklaron se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një parakusht themelor i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Më tej, eurdeputeti shton se marrëveshja e 5 qershorit duhet të respektohet dhe të miratohet siç u firmos nga mazhoranca dhe opozita në prani të ndërkombëtarëve.

Në vijim reagimi i plotë i Eurodeputetit David Lega në Twitter:

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një parakusht themelor i integrimit në BE. Marrëveshja e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhej të zbatohej siç ishte rënë dakord.
Ndryshimet e njëanshme në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit.
Partitë Popullore nxisin autoritetet të përmbahen nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe të respektojnë marrëveshjen konsensuale siç është zotuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?