Eurodeputeti Fleckenstein: Shqipëria fiton 2:0 ndaj Zvicrës
Eurodeputeti Knut Fleckenstein duket se përveç politikës është mjaft i lidhur me vendin tonë edhe në sportin e futbollit.
Në një status në Facebook, pak orë para nisjes së kampionatit evropian që do të organizohet në Francë ka shprehur mendimin e tij se ndeshja e parë e ekipit shqiptar me Zvicrën që do të mbahet nesër do të fitohet nga kuqezinjtë.
Sigurisht që një tifoz i Gjermanisë, Fleckenstein vlerëson ekipin e kombëtares shqiptare si një skuadër që luan me shpirt.
“Nesër unë jam i sigurt se ekipi shqiptar i Federatës Shqiptare të Futbollit do të fitojë mbi ekipin zviceran me rezultatin 2:0. Dhe kjo është për shkak se kjo skuadër ka një ekip që luan me shpirt dhe një vullnet të jashtëzakonshëm për të fituar!”, shkruan Fleckenstein duke postuar edhe një foto te ekipit kombëtar shqiptar.

KOHA JONË SONDAZH

