Eurodeputetja Von Cramon: ”Open Balkan” minon BE-në. Vetëm Putin doli i lumtur nga Samiti
Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor në Bruksel nuk doli me shenja pozitive për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, por vetëm për Ukranin dhe Moldavinë që morën statusin e vendit kandidat. Eurodeputetja Viola Von Cramon-Taubadel e quan dështim të plotë dhe vetëm Vladimir Putinin doli i lumtur.
”Ky samit për Ballkanin Perëndimor ishte një dështim i plotë. Më duhet të pranoj se jam tmerrësisht i zhgënjyer dhe kur Komisioni e quante veten një komision gjeopolitik, hajde, kjo është një shaka. Shikoni: Ata i lanë të udhëtojnë në Bruksel, të gjashtë, dhe nuk u kanë dhënë asgjë, nuk kanë dorëzuar asgjë.
As Bosnja nuk ka marrë statusin e kandidatit, më keq akoma, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk çelën negociatat dhe Kosova nuk mori liberalizimin e vizave, një çështje që po zvarritet tash e katër vjet. Ky është vërtet një sinjal katastrofik. Ka vetëm një person të lumtur nga kjo situatë, dhe ai “ulet” në Kremlin”,-tha ajo.
Idetë rajonale si ”Ballkani i Hapur”, janë të mira apo të këqija?
Viola Von Cramon-Taubadel: Kjo është një iniciativë që nuk bazohet në parime, nuk bazohet në standarde dhe kritere dhe nëse ne ecim përpara me këtë, ne në fakt do të minonim procesin e anëtarësimit në BE të bazuar në merita. Kështu që nuk do ta mbështesja.