Eurokomisionerja Kos: Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit
Eurokomisionerja Marta Kos ka reaguar pas takimit me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Ajo theksoi se Shqipëria është një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit. Ajo tregon se fokusi ka qenë te objektivat për sundimin e ligjit. Sipas saj, është e nevojshme të zbatohen këto objektiva në mënyrë që të ruhet ritmi në negociata.
”Shqipëria është aktualisht një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit në BE. Kjo vjen me pritshmëri të larta. Tani po vazhdojmë me diskutimet mbi objektivat e përkohshme për sundimin e ligjit. Së bashku me Ministrin e Jashtëm, Ferit Hoxha, theksova nevojën për një zbatim të besueshëm të këtyre objektivave për Shqipërinë, për të ruajtur ritmin në negociatat për anëtarësim. Ky është një hap i rëndësishëm për të arritur standardet e BE-së në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe demokracinë”, tha Kos.
Ministri Hoxha zhvilloi sot vizitën e parë zyrtare në Bruksel në cilësinë e kreut të diplomacisë shqiptare. Ai e konsideroi këtë takim një mundësi të shkëlqyer për të rikonfirmuar progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.
KOHA JONË SONDAZH
A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?
Results
Vota totale: 11654

