“Europa e Lirë”: Presidenti Putin i gatshëm për bisedime, por me këto toka të pushtuara!

Radio “Europa e Lirë” shkruan ndër të tjera se Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë më 7 qershor në Shën Petersburg se, Rusia është “e gatshme për bisedime” me disa kushte, përfshirë “realitetin e të sotmes” – referencë për aneksimin ilegal të Krimesë dhe katër rajoneve në juglindje të Ukrainës.

Megjithatë, lideri i Kremlinit ka pretenduar se Evropa është “e pambrojtur”, për shkak të mungesës së një sistemi të hershëm të paralajmërimit.

Ai ka thënë se Rusia ka “disa herë më shumë” armë bërthamore sesa që janë aktualisht në kontinentin evropian “madje edhe nëse SHBA-ja bart të vetat”.

SHKARKO APP