Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:31 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion Një peshk me ngjyrë të verdhë të ndezur u kap në liqenin Oswego në Nju Jork. Shërbimi Amerikan i Peshkut dhe Jetës së Egër…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Europa e Lirë”: Pse po zvogëlohet sasia e naftës së prodhuar?

Aktualitet E martë, 6 Qershor 2023 09:16
“Europa e Lirë”: Pse po zvogëlohet sasia e naftës së prodhuar?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Reuters

Organizata e Shteteve për Eksport të Naftës (OPEC) dhe vendet aleate, përfshirë Rusinë, kanë arritur marrëveshje të re për ulje të sasisë së naftës së prodhuar.

OPEC me Rusinë e formojnë grupin OPEC+ dhe e zotërojnë 40 për qind të naftës së parafinuar në nivel global.

Arabia Saudite, prodhuesja më e madhe e grupit, do ta zvogëlojë më së shumti sasinë e prodhimit, prej muajit korrik, deri më 2024, me qëllim të stabilizimit të tregjeve.

Njoftimi i befasishëm i OPEC+ edhe në prill për të zvogëluar sasitë e prodhimit, pati ndikuar në rritje të çmimeve të naftës, dhe një fuçi naftë është shitur për 87 dollarë në ditët në vijim.

Megjithatë, situata ka ndryshuar me kalimin e kohës, dhe më 5 qershor një fuçi naftë është shitur për 78 dollarë.

Në takimin e OPEC+, më 4 qershor, përveç vendimit për zvogëlim të sasisë së prodhimit për 3.66 milionë fuçi në ditë, grupi është pajtuar edhe për të ulur targetin e prodhimit për vitin 2024, duke e bërë edhe një zvogëlim të sasisë për 1.4 milion fuçi.

Në kombinim, diçka e tillë nënkupton zvogëlim të prodhimit për 40.46 milionë fuçi në ditë.

Shqetësimet për kërkesë të pakta globale

Të dhënat nga Kina, i kanë rritur shqetësimet se rimëkëmbja ekonomike, pas izolimeve të periudhës së koronavirusit, nuk është në hap me parashikimet.

Zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak, e ka përmendur si arsye edhe ndikimin në “dinamikën e tregjeve”, si referencë për çmimet tavan që i ka vendosur Perëndimi në naftën ruse.

Një cisternë nafte në kompleksin Sheskharis, një nga objektet më të mëdha për naftën dhe produktet e naftës në Rusinë jugore. Fotografi nga arkivi.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Tani
PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 3 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 7 orësh

Shqetësimet për një krizë të re bankare, në muajt e fundit, mund t’i kenë nxitur edhe investitorët që të shesin asete të rëndësishme, meqë çmimet e naftës në javët e fundit kanë arritur në 70 dollarë për një fuçi, në krahasim me pikun prej 139 dollarëve, në mars të vitit 2022.

Për çmimet e naftës ka pasur shqetësime edhe në kohën kur Shtetet e Bashkuara kanë qenë duke negociuar rritjen e tavanit të borxhit, ndonëse tani partitë atje janë marrë vesh për ta shmangur krizën.

Mirëpo, një recesion global mund të ndikojë në ulje të çmimeve.

Spekulime ndëshkuese

Zvogëlimet e planifikuara do t’i ndëshkojnë sidomos tregtarët e vegjël, që bëjnë “baste” me çmimet e naftës.

Më 2020, ministri saudit i Energjisë, Princi Abdulaziz bin Salman, ka paralajmëruar kundër lojës së bixhozit me çmime të naftës, duke thënë se ata që bëjnë baste mund të “digjen në ferr”.

Ai e ka përsëritur këtë paralajmërim edhe në takimin e 4 qershorit, duke u thënë spekuluesve që të kenë kujdes.Kjo thirrje është interpretuar si shenjë se OPEC+ mund të bëjë edhe shkurtime tjera.

Rritja e prodhimit të naftës në SHBA

Prodhimi i naftës së parafinuar në Shtetet e Bashkuara, pritet të rritet për 5.1 për qind, në 12.53 milionë fuçi në ditë, në vitin 2023, dhe për 1.3 për qind, apo në 12.69 milionë fuçi në ditë, më 2024, sipas parashikimeve të Qeverisë amerikane.

Këto shifra janë dukshëm më të larta sesa 10 milionë fuçi naftë në ditë, sa prodhon SHBA-ja prej vitit 2018.

Ndërkohë, Arabia Saudite ka thënë se do ta ulë prodhimin nga 10 milionë fuçi në ditë deri në maj, në 9 milionë fuçi në ditë, prej korrikut.Rusia, eksportuesja e tretë më e madhe e naftës në botë, synon prodhim prej 9.5 milionë fuçive naftë në ditë, deri në fund të vitit, ndërsa për vitin e ardhshëm e synon shifrën prej 9.3 milionë fuçi naftë në ditë.

Tensionet me Uashingtonin

Shkurtimet e mëtejmë nga grupi OPEC+ mund t’i rrisin tensionet mes fuqive të mëdha që janë duke tentuar ta luftojnë inflacionin.

Uashingtoni e ka konsideruar vendimin e OPEC+ si jo të menduar mirë.

Perëndimi e ka kritikuar vazhdimisht OPEC-un për manipulim me çmime dhe se po rreshtohet me Rusinë, pavarësisht luftës në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara janë duke e konsideruar mundësinë e miratimit të legjislacionit të njohur si NOPEC, i cili do të mundësonte konfiskimin e aseteve të OPEC-ut në territorin amerikan, nëse dëshmohet ndonjë marrëveshje e fshehtë në treg.

OPEC+ e ka kritikuar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë, e cila e ka SHBA-në donatore kryesore, se e ka rritur zërin për ulje të çmimeve të naftës në vitin e kaluar.

Bien çmimet e benzinës në SHBA

Agjencia ka thënë se diçka e tillë ka qenë e domosdoshme, duke i marrë parasysh shqetësimet që kanë ekzistuar për bllokim eventual të furnizimeve ruse, për shkak të sanksioneve të Perëndimit.

Parashikimet e kësaj agjencie nuk janë materializuar kurrë, duke nxitur disa burime brenda OPEC-ut të besojnë se qëndrimi ka qenë i nxituar politikisht, dhe ka qenë në të mirë të politikave të presidentit amerikan, Joe Biden.

Shtetet e Bashkuara patën thënë se ndoshta do të kenë nevojë për të blerë naftë më 2023, mirëpo më vonë e kanë tërhequr këtë deklaratë.

Vëzhguesit e OPEC kanë thënë se grupi ka nevojë për një rritje nominale të çmimeve të naftës, sepse paratë e printuara nga Perëndimi në vjetët e fundit, e kanë dobësuar vlerën e dollarit amerikan – valutës me të cilën tregtohet nafta.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Tani

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 29 minutash

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 39 minutash

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje
Para 1 ore

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 10 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.