Europa me sytë nga San Marino, strategjia “agresive” që..

Edhe pse nuk është folur shumë në media, San Marino është aktualisht vendi më i prekur në botë sa i përket vdekjeve nga Covid-19 për frymë të popullsisë. Sekretari i shtetit për punën, Teodoro Lonfernini, tha se vendit mund t’i duhet “80 deri 100 milion euro” për të rregulluar ekonominë e tij pasi të mbarojë gjendja e emergjencës, dhe PBB-ja e saj “mund të bjerë me mbi 70%”.

Një qasje “proaktive” për të luftuar Covid-19

Autoritetet e San Marinos pohojnë se ata nuk ishin në gjendje të pasqyronin shtrirjen siç duhet të virusit në popullsi deri vonë. “Para 7 prillit, ne kryenim testet me tampon të cilat më tej i dërgonim në Itali për rezultate. Teksa morëm kitet tona, ne nisëm, të bëjmë shumë më shumë teste së bashku me ato serologjike. Nga kjo rezultoi se numri i pacientëve pozitivëve që gjetëm shkoi nga 279 në 382 në vetëm një javë”.

Pasi San Marino mori pajisjet e nevojshme, nisi kërkimi i njerëzve të infektuar në mënyrë më proaktive. Eksperti i sëmundjes infektive të San Marino, Massimo Arlotti tha se vendi “nisi kërkimin në vendet ku ne menduam se mund të ketë infeksione; me fjalë të tjera midis atyre që sapo kishin mbaruar karantinën, si dhe në familjet e tyre, ose mes njerëzve me simptoma të lehta”.

SHKARKO APP