Europa në alarm, 3 mijë luftëtarë të ISIS hyjnë në Turqi

Pjesëtarët e Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë apo Levantit (ISIS/ISIL) thonë se kanë hyrë në territorin e Turqisë. Në rrjetet sociale ata shkruajnë gjithashtu se po hynë në kryeqendrën e  Italisë, Romë.

“Po hyjmë në Romë me vullnetin e Allahut”-citohen postimet e tyre.

Sipas mediave, objektiv i sulmeve të ISIS-it mund të jenë misionet diplomatike. Mediat në Turqi e shpërndanë lajmin duke u mbështetur në burime të Shërbimit Sekret. Të njëjtin lajm për hyrjen e tyre në Romë e ka publikuar edhe agjencia italiane e lajmeve “ANSA”:

“Ne jemi duke ardhur në Romë” (#we_ Are_Coming_O_Rome). Kështu është mesazhi i ri në Tëitter i krijuar nga xhihadistët e ISIS-it, siç raportohet nga Drejtori i Site, Rita Katz. Në postimin e xhihadistëve lëshohet kërcënimi i tyre: “ISIS-i në Romë, me vullnetin e Allahut!”

E njëjta agjenci shkruan se në fotografitë e postimit shfaqen kolonat e gjata të automjeteve dhe ngarkesat e militantëve të armatosur me maska dhe flamujt e Shtetit Islamik.

SHKARKO APP