Europa vetëm fjalë dhe mashtrime!

Sot Samiti në Slloveni mes BE dhe Ballkanit Perëndimor shkoi në dështim të plotë në raport me anëtarësimin e këtyre shteteve aspiruese në Europë.
Kryeministri Rama sulmoi me të drejtë BE-në që vetëm fjalë ka, sepse nuk po vendos dot për shkak të problemeve që kanë mes tyre.
Ai theksoi se shqiptarët që janë populli më europian në Ballkan dhe po zhgënjehen përditë nga premtime pa fund te BE, por nuk po firmosin për hapjen e konferencës se parë ndërqeveritare BE- Shqipëri.
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen tha në konferencë shtypi që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë kryer detyrat. Por më tej, ajo shtoi se Bullgaria po pengon Maqedoninë e kësisoj edhe Shqipërinë.
Ajo shtoi se është bërë progres në këto shtete por do ti shikojmë në nje moment të dytë.
Kjo që ndodhi ishte parashikuar nga kryeministri Rama i cili deklaroi se nuk
presin më me emocion këto negociata derisa BE ka probleme mes shteteve përbërëse.

Ai me ironi ka thënë se “nuk presim më të vijnë krushqit”.

 

SHKARKO APP