Europianët po blejnë shtëpi në Shqipëri
Aventurë apo investim i zgjuar?
Sipas Deutsche Welle, shumë europiano-perëndimorë dhe europiano-lindorë po vëshojnë drejt Shqipërisë, për të blerë një shtëpi pushimesh në plazh.
Svein Augland nga Norvegjia ka blerë një shtëpi në Sarandë.
“E dija që Shqipëria ka qenë vend komunist dhe kam dëgjuar histori të frikshme me mafian. Përshtypja ime e parë ishte: Klimë fantastike, pak turistë, njerëz të këndshëm dhe ushqim shumë i shëndetshëm. Mbi të gjitha ka rëndësi që Shqipëria është pranë Norvegjisë, pasi në të shkuarën ne kishim një shtëpi në Brazil”.
Ilir Konomi i ‘Albanian Property Group’ thotë se mbi të gjitha po vërshojnë britanikët.
“Pas referendumit të Brexit, numri i blerësve britanikë është rritur me 15 përqind këto ditë”.
Edhe gjermani Hans-Dieter Blaser ka blerë një apartament në Sarandë.
“Çmimi ishte shumë i mirë për rrezikun e investimit. Vendi është fantastik. Jam shumë i kënaqur”.
Norvegjezi Christen Dale thotë: “Kemi dëgjuar shpesh për kriminalitetin, por nuk ka ndodhur asgjë. Saranda është më e paqtë se çdo qytet i vogël në Norvegji. I vetmi problem është gjuha, por takojmë shumë njerëz që flasin anglisht”.



KOHA JONË SONDAZH

