Europol dhe Siguria Publike: Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë

Me qëllim rritjen e  bashkëpunimit policor dhe atij balistik, Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe ambasadorja e Francës në Tiranë, kanë nënshkruar marrëveshjen “Në lidhje me forcimin e bashkëpunimit policor në fushën balistike”, e cila synon të  jetë një instrument më tepër sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, përdorimit të armëve të vogla e të lehta si dhe identifikimin e  autorëve të mundshëm pavarësisht vendit ku kryejnë veprën penale.

Marrëveshja parashikon që shërbimet kompetente balistike të të dy vendeve, të shqyrtojnë mënyrat e vendosjes në rrjet të skedarëve të tyre kombëtar të identifikimit balistik, njëherësh duke zbatuar procedura që garantojnë besueshmërinë dhe cilësinë e të dhënave të shkëmbyera. EUROPOL do të jetë e ftuar gjithashtu të ndjekë punimet franko-shqiptare, në kuadër të projektit të krijimit të një Hub-i balistik, brenda saj, thuhet gjithashtu në një nga pikat e marrëveshjes së nënshkruara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?