Eurostat: 86% e shqiptarëve përdorin internetin

Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se mbi 99% e të rinjve shqiptarë të moshës 16-29 vjeç përdorin çdo ditë internetin, një përqindje 2 pikë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila qëndron në 97%.

Në të gjitha vendet e BE-së, përfshirë edhe Shqipërinë, të rinjtë kanë shumë më tepër gjasa të marrin pjesë në aktivitetet e rrjeteve sociale sesa popullsia e përgjithshme. Krijimi i profileve të përdoruesve, postimi i mesazheve dhe përfshirja në aktivitete të lidhura online janë praktikë e zakonshme për këtë grupmoshë.

Megjithatë, Shqipëria shënon një hendek të madh në aftësitë digjitale të të rinjve. Vetëm 49% e tyre zotërojnë aftësi bazë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), ndërsa mesatarja europiane arrin në 71%. Këto aftësi konsiderohen thelbësore për të përfituar plotësisht dhe për të kontribuar në aktivitetet e bazuara në internet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Eurostat, në BE shumica e të rinjve, sapo përfundojnë arsimin e detyrueshëm, kanë përdorur rregullisht kompjuterët dhe internetin për një gamë të gjerë aktivitetesh, duke krijuar një bazë solide për zhvillimin e aftësive digjitale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?