Evakuohen 25 familje nga rrëshqitja e dheut në Currila, nis vlerësimi teknik i zonës

Bashkia e Durrësit njofton se si pasojë e një rrëshqitjeje dheu të ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Currilave, ekipet e emergjencave kanë ndërhyrë menjëherë në terren për të garantuar sigurinë e banorëve dhe për menaxhimin e situatës. Sipas njoftimit të Bashkisë Durrës, në bashkëpunim me institucionet qendrore pjesë e sistemit të mbrojtjes civile, janë marrë të gjitha masat e nevojshme për stabilizimin dhe monitorimin e zonës së prekur. Bashkia thekson se që prej muajit mars 2026 ka kërkuar monitorim dhe vlerësim të vazhdueshëm të situatës së rrëshqitjeve në këtë zonë, veçanërisht pas rasteve të regjistruara në janar 2026, ndërsa Instituti i Ndërtimit dhe Shërbimi Gjeologjik Shqiptar kanë hartuar edhe relacione paraprake mbi gjendjen e kodrës.

Në vijim të situatës së krijuar, është ngritur një grup i posaçëm pune me përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Instituti i Ndërtimit, IGJEUM dhe Bashkia e Durrësit, për vlerësimin në terren të gjendjes fizike të zonës. Bashkia Durrës ka kërkuar hartimin e aktekspertizës së qëndrueshmërisë së objektit dhe një projekti për rehabilitimin e zonës së dëmtuar, si dhe financimin nga institucionet qendrore për realizimin e ndërhyrjeve të nevojshme.

“Qëllimi është arritja e një vlerësimi të plotë, profesional dhe zyrtar mbi gjendjen teknike dhe qëndrueshmërinë strukturore të tij, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira inxhinierike. Ndërkohë paralelisht, grupe pune të specializuara po kryejnë vlerësime strukturore dhe gjeologjike, ndërsa ekspertë të Institutit të Ndërtimit po punojnë për akt-ekspertizën përkatëse të pallatit të prekur”, njofton Bashkia Durrës. Bashkia bën të ditur se, për arsye sigurie, 25 familjet që banojnë në objektin e rrezikuar janë evakuuar dhe nuk do të rikthehen në banesa deri në përfundimin e vlerësimeve teknike dhe konfirmimit të sigurisë nga autoritetet kompetente.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?