Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 08:01 Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale Japonia synon të bëhet fuqia e tretë botërore në inteligjencën artificiale, pas SHBA-së dhe Kinës, sipas një drafti të politikave të sigurisë ekonomike që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Evropa e Lirë: Shqipëria synon të frenojë ikjen e mjekëve duke u bllokuar diplomat

Aktualitet E hënë, 24 Tetor 2022 12:48
Evropa e Lirë: Shqipëria synon të frenojë ikjen e mjekëve duke u bllokuar diplomat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Justina Sinani, studente e vitit të 5-të për mjekësi të përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, pret të diplomohet vitin që vjen, por thotë se studimet i ka nisur me mendimin për t’u larguar nga Shqipëria.

Është akoma e pavendosur për specializimin që do të ndjekë, për shkak të, siç thotë, pasigurisë për atë që ofrohet pas këtij kualifikimi.

“Ky do të jetë momenti kur do të vendos për të qëndruar këtu në vendin tim apo për t’u larguar. Shumica prej shoqeve dhe shokëve të mi kanë nisur kurse të gjuhëve të huaja, me qëllimin për të ikur”, thotë Justina për Radion Evropa e Lirë.Prej vitesh, studimet në mjekësi apo infermieri shihen nga të rinjtë si mundësi për ta shndërruar diplomën në një “pasaportë” për t’u larguar nga Shqipëria.

Në dekadën e fundit, sipas Federatës së Mjekëve shqiptarë në Evropë, nga Shqipëria janë larguar mbi 3.000 mjekë – 1.500 prej të cilëve drejt Gjermanisë.

Ata ankohen kryesisht për kushte jo të mira në spitale, mungesa medikamentesh dhe paga të ulëta.

Paga mesatare bruto e një mjeku në Shqipëri arrin në 110.000 lekë, apo 950 euro. Për krahasim, paga e pataksuar e mjekut në Gjermani arrin deri në 4.000 euro.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Autoritetet shëndetësore deklarojnë se Shqipëria, tash për tash, nuk vuan për mjekë dhe personel shëndetësor, por që kjo të mos ndodhë, kryeministri i këtij vendi, Edi Rama, tha më 18 tetor se duhet të merren masa.

Rama: Diploma pasi t’i shërbesh vendit
“Diplomën e mjekut nuk do ta japim sapo të mbarosh shkollën. Do të shkosh njëherë t’ia kthesh popullit tënd atë që ka bërë [ai] për ty, pastaj do ta marrësh edhe diplomën dhe shko ku të duash, sipas afateve të caktuara”, tha Rama.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai sqaroi më vonë se diploma do të bllokohet për tre vjet. Se kur do të nisë së zbatuari kjo masë, nuk është e qartë.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Para 2 orësh
Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Para 2 orësh
Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Para 9 orësh

Rama tha se mjekët në shumë vende nuk i marrin diplomat menjëherë, por nuk specifikoi se për cilat e ka fjalën.

“Nuk mund të paguajë populli shqiptar për mjekët e Gjermanisë”, tha ai.

Në Shqipëri, specializimi në mjekësi bëhet me vetëfinancim. Pagesa nga shteti bëhet vetëm për një numër specializantësh, që përcakton Ministria e Shëndetësisë për nevojat e sistemit shëndetësor. Edhe për studimet e përgjithshme në mjekësi, studentët paguajnë vetë.

Rama tha se do të kërkojë nga Bashkimi Evropian që t’ia kthejë mbrapsht investimin Shqipërisë.

“Duan t’i marrin [mjekët] në Gjermani, t’i marrin, por duhet ta kthejnë investimin. E kam fjalën që Bashkimi Evropian duhet ta gjejë formën që të kthejë diçka… Nëse ne kemi mundësi edhe për vete, edhe për Evropën, nuk ka problem. Ama, ne nuk mund të jemi në këtë pozitë pasive, kjo është çmenduri”, tha Rama, duke mos shpjeguar se çfarë do të kërkojë konkretisht nga vendet e BE-së.

Sinani: Si mund të ndalohet marrja e diplomës?
Për studenten e mjekësisë, Justina Sinani, kjo nismë e tij nuk është e drejtë.

“Nuk jam aspak dakord. Si mund të ndalohet marrja e diplomës? Madje, mendoj se nëse zbatohet, do të ketë impakt negativ. Mjekësia kërkon disa vite studime, ka shumë shpenzime dhe në fund të mos na jepet diploma? Unë jam që të vendoset me vullnet të lirë, të përmirësohen kushtet, pagesat, por në asnjë mënyrë të detyrohemi të qëndrojmë duke na mbajtur peng diplomën”, thotë Sinani.

Arjon Kuçuku, një tjetër student i mjekësisë në Tiranë, e cilëson këtë nismë si “shkelje flagrante” të të drejtave të njeriut dhe të rregullores së Universitetit.

“Personalisht kam vendosur të qëndroj në Shqipëri, por ky është vullneti im. Nuk është zgjidhje mosdhënia e diplomës. Zgjidhja më e mirë: përmirësimi i kushteve në spitale dhe rritja e pagës, por rritje serioze, jo qesharake”, thotë Kuçuku, student i vitit të 3-të për mjekësi.

Edhe për mjekun Ilir Allkja, i cili punon në urgjencën e një spitali privat në Tiranë, mosdhënia e diplomave për studentët e mjekësisë do të ishte shkelje flagrante e së drejtës universale të diplomimit.

“Në dijeninë time, kjo nuk ndodh askund”, thotë Allkja për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se mjekët duhet të ndihen të lirë të punojnë në Shqipëri.

“Ata duhet të mbështeten në karrierën e tyre, e cila duhet të jetë sa më larg politikës”, thotë Allkja.

Allkja, sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, u pushua nga puna në Urgjencën e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë dy vjet më parë, pasi denoncoi mangësitë në sistemin shëndetësor në Shqipëri, përfshirë mungesat e maskave, dorezave, aparaturave të oksigjenit etj.

Dollenberg: Profesionistët duhet të vendosin vetë
Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg, presidente e Federatës së Mjekëve shqiptarë në Evropë, thotë se, në pamje të parë, duket e padrejtë që Evropa merr një produkt të gatshëm, ndërsa Shqipëria varfërohet çdo ditë e më shumë nga brezat e rinj, të aftë për të punuar në sektorin shëndetësor.

Ajo vlerëson faktin se Qeveria shqiptare, sipas saj, po shqetësohet për ta ndryshuar këtë fenomen, por, nga ana tjetër, thotë se strategjitë duhen diskutuar me shumë kujdes.

“Në Gjermani, pagat janë disa herë më të larta, kushtet më të mira, ofrohen kualifikime pa burokraci. Kështu që shteti shqiptar duhet të investojë në mbajtjen e mjekëve të rinj në vend, duke konkurruar me këto shtete që po thithin mjekët, infermierët. Por, vendimi u takon profesionistëve të qëndrojnë apo të ikin. Askush nuk mund t’i detyrojë të qëndrojnë dhe askush nuk mund të pengohet në marrjen e një diplome, që është e parashikuar me ligj”, thotë Dollenberg.

Ajo shton se me investime dhe masa konkrete për përmirësim kushtesh dhe rritje pagash, mjekët e rinj mund të mbahen në Shqipëri.

Ky është skenari që, sipas saj, “jep sukses”. Aktivisti i shoqërisë civile në Shqipëri, Adriatik Lapaj, njëherësh avokat, e sheh si të nxituar propozimin e Ramës.

Sipas tij, kjo do t’i nxisë të rinjtë në Shqipëri që edhe studimet për mjekësi të përpiqen t’i kryejnë jashtë vendit.

“Nuk u thua dot studentëve: nuk ju japim kartonin e diplomës”.

“Çfarë u ka dhënë shteti dhe Qeveria atyre që thinjen në shkollë?”, pyet Lapaj.

Me ikje mjekësh, për arsye të ngjashme, është duke u përballur edhe Kosova.

Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës, 580 mjekë janë larguar nga Kosova në periudhën 2018-2021./REL

Etiketat e lidhura

diplomaikjemjekë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale
Para 7 minutash

Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C
Para 2 orësh

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 10 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 10 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

3 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 15 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

4 Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.